Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Zyrtarja e lartë amerikane i shkon në zyre edhe Osmanit: Afganët e strehuar në Kosovë kryetemë e takimit

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Zyrtarja e lartë amerikane i shkon në zyre edhe Osmanit: Afganët e strehuar në Kosovë kryetemë e takimit
Share on FacebookShare on Twitter

Pas kryeministrit Kurti, edhe presidentja Osmani është takuar me zëvendës ndihmës sekretaren e Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit, Molly Montgomery.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte çështja e strehimit të afganëve në Kosovë si dhe raportet mes dy vendeve.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim zëvendës ndihmës sekretaren e Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit  Molly Montgomery, për të diskutuar me të për marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe çështjen e qytetarëve afganë me qëndrim të përkohshëm në Kosovë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

“Gjatë takimit, Presidentja falënderoi zëvendës ndihmës sekretaren për kontributin e vazhdueshëm dhe shumë të çmuar të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhënë Kosovës dhe rajonit, si dhe shprehu dëshirën e madhe për të rritur nivelin e angazhimin në një sërë çështjesh nga siguria deri tek diplomacia”, thuhet tutje në komunikatë.

“Presidentja Osmani përsëriti edhe një herë se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë pranë aleatit tonë më të madh dhe më të besueshëm dhe se vendimi për afganët ishte vetëm një dëshmi e përkushtimit tonë në këtë marrëdhënie. Ajo e informoi zëvendës ndihmës sekretaren se ky vendim nuk ishte vetëm politik, por ishte edhe moral dhe se njerëzit në mbarë Kosovën ishin krenarë që mundën të kontribuonin në këtë ndërmarrje humanitare”, u tha tutje në komunikatë.

Presidentja Osmani tha se kjo administratë, e udhëhequr nga presidenti Biden, me të vërtetë e kupton Kosovën dhe se ka besim se kjo do t’i afrojë të dy vendet në bashkëpunim në të gjitha fushat, veçanërisht në rrugën tonë euroatlantike.

Në veçanti, Presidentja Osmani shprehu aspiratën e vendit tonë që të bashkëpunojë më ngushtë me NATO-n për të siguruar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit përballë kërcënimeve në rritje nga ndikimet malinje në rajon,  edhe si një hap drejt anëtarësimit në këtë Aleancë.

“Montgomery falënderoi Presidenten për angazhimin e saj personal për të mundësuar ardhjen e afganëve dhe shprehu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet e Kosovës dhe popullin e saj që i kanë bërë të ndihen të mirëpritur. Sikurse Qeveria e Shteteve të Bashkuara, ashtu edhe institucionet e Republikës së Kosovës e shohin marrëveshjen për strehimin e përkohshëm të afganëve si një sukses të përbashkët”, u tha tutje në komunikatë.

Lexo po ashtu

Kamëz: Vritet me armë zjarri një 55-vjeçar, plagoset një tjetër
RAJONI & BOTA

Kamëz: Vritet me armë zjarri një 55-vjeçar, plagoset një tjetër

12 orë më parë
Rama uron 79-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë
RAJONI & BOTA

Rama uron 79-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë

2 ditë më parë
Blinken uron Shqipërinë për festën e Pavarësisë: Krenarë për aleatë si ju
RAJONI & BOTA

Blinken uron Shqipërinë për festën e Pavarësisë: Krenarë për aleatë si ju

3 ditë më parë
Parada e Shqiptarëve, Diaspora bëhet bashkë në Tiranë
RAJONI & BOTA

Parada e Shqiptarëve, Diaspora bëhet bashkë në Tiranë

3 ditë më parë
Rama: Shpirti kumbon nga jehonat e historisë që nga koha e Skënderbeut
RAJONI & BOTA

Rama: Shpirti kumbon nga jehonat e historisë që nga koha e Skënderbeut

3 ditë më parë
Kryeministri Rama përkujton Adem Jasharin në 68 vjetorin e lindjes së tij
RAJONI & BOTA

Kryeministri Rama përkujton Adem Jasharin në 68 vjetorin e lindjes së tij

3 ditë më parë
30 palestinezë u liruan nga paraburgimi izraelit të enjten, thotë shërbimi i burgut
Lajme

30 palestinezë u liruan nga paraburgimi izraelit të enjten, thotë shërbimi i burgut

1 Dhjetor, 2023

Gjithsej 30 palestinezë u liruan nga burgjet izraelite në Damon, Megiddo, Ofer, Nafha, Ktzi’ot dhe Ramon të enjten, tha shërbimi...

Read more
edicioni special

Si u krye operacioni policor në kapje të grabitësve të dyshuar? (VIDEO)

30 Nëntor, 2023
kurti

Kurti mori pjesë në inaugurimin e selisë qendrore të SPEEEX (FOTO)

30 Nëntor, 2023
Lansohet platforma digjitale inovative EEEXPLORE Kosova

Lansohet platforma digjitale inovative EEEXPLORE Kosova

30 Nëntor, 2023
Mira Murati

Financial Times rendit Mira Muratin në mesin e 25 grave më me influencë të vitit 2023

30 Nëntor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.