
Tani është gjithçka zyrtare. Dani Alves do të jetë sërish lojtar i Barcelonës.
Kjo është bërë e ditur nga vet klubi spanjoll në rrjetet e saja sociale.
Dani Alves rikthehet si lojtar i lirë dhe do të ketë kontratë një vjeçare.
Xavi ka insistuar për ta pasuar në skuadër dhe 38-vjeçari pa hezituar ka thënë ‘PO’.
Trajneri i ri dëshiron që Alves, me përvojën që ka, ta ndihmojë të rinjtë që të rriten dhe së bashku të rikthejnë Barcelonën në maje.