Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Zjarret shkatërrojnë mijëra hektarë pyje

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Zjarret shkatërrojnë mijëra hektarë pyje
Share on FacebookShare on Twitter
Në Maqedoninë e Veriut, ndër vite zjarret kanë shkatërruar mijëra hektarë pyje, duke përfshirë edhe zjarret e shumta që shpërthyen gjatë këtij viti. Ndërkohë që në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, disa herë më pak ripërtërihen këto hapësira me fidanë të reja.

Gjatë vitit 2020, autoritetet përkatëse kanë arritur të ripërtërijnë përmes pyllëzimit, një sipërfaqe prej 569 hektarësh, ndërkohë që një dekadë më herët, përkatësisht në vitin 2010, janë ripërtërirë pyje në një sipërfaqe prej 2 mijë e 969 hektarë.

Në vitin 1983, është pyllëzuar një sipërfaqe prej 11 mijë e 328 hektarësh, duke shënuar rekordin gjatë 6 dekadave të fundit.

Gjatë katër viteve të fundit, në Maqedoninë e Veriut vërehet një trend negativ për sa i përket pyllëzimit, duke shënuar më pak se 1 mijë hektarë sipërfaqe të pyllëzuara me fidanë të reja, përderisa shënon rritje numri i sipërfaqeve të djegura pyjore.

Gjatë vitit 2019, janë djegur mbi 10 mijë hektarë pyje, përderisa gjatë vitit 2019 ishin djegur mbi 19 mijë hektarë të hapësirave pyjore.

Autoritetet kanë paralajmëruar se në vjeshtë do të ndërmerret një aksion ku do të përfshihen më shumë institucione për pyllëzimin e hapësirave të djegura.

Drejtoresha e ndërmarrjes publike “Pyjet nacionale”, Juliana Nikollova për REL, bën të ditur se gjatë këtij viti, janë djegur mbi 10 mijë hektarë pyje, përkatësisht mbi 450 metra kub drunjë, duke shkaktuar dëm prej më shumë se 35 milionë eurosh.

“Kemi shumë punë. E dini se ripërtëritja e pyjeve fillon pasi paraprakisht është pastruar terreni dhe janë krijuar kushte të volitshme për mbjelljen e fidaneve të reja që ata të mund të zhvillohen”, thekson për REL, drejtoresha e ndërmarrjes publike “Pyjet Nacionale”, Juliana Nikollova, duke nënvizuar se punëtorët e kësaj ndërmarrje, janë angazhuar për pastrimin e hapësirave të djegura, me atë që theksi vendoset në atë që të krijohen mundësi që pyjet vetvetiu të ripërtërihen.

“Ne krijojmë kushte që pyjet vetvetiu të arrijnë të ripërtërihen, sepse kur pyjet arrijnë që vetvetiu të ripërtërihen, drunjtë e rinj janë shumë më kualitativë”, thekson Juliana Nikollova e cila drejton ndërmarrjen publike “Pyjet Nacionale”.

Organizatat që në fokus kanë ambientin jetësor, theksojnë që duhet përforcuar kontrollet në terren pasi persona të pa përgjegjshëm qëllimisht i shkaktojnë zjarre që më pas nga hapësirat e djegura, drunjtë të merren për t’i shitur si lëndë djegëse.

“Realisht një pjesë e pyjeve digjen me qëllim nga faktori njeri, me qëllim që të krijojnë hapësira për kullota ose që ato hapësira t’i përdorin për ndërtime, përkatësisht bujtina malore apo edhe ndërtimin e hidrocentraleve”, thotë Arianit Xhaferi nga organizata joqeveritare që në fokus ka rruajtjen e ambientit jetësor, ECO GUERILA.

Ai shton se një pjesë e zjarreve janë shkaktuar që të krijohet qasje tek hidrocentralet, pas të cilave qëndrojnë figura që kanë lidhje të ngushtë me pushtetin.

“Mbjellja e fidaneve të reja në hapësirat e djegura, është një problem i madh pasi shumë hidrocentrale kanë nevojë për hapësira të gjëra, që të kalojnë makineritë e rënda dhe kështu në formë indirekte, ata pamundësojnë që të ripërtërihen këto hapësira me fidanë të reja”, thotë Xhaferi.

Ambientalistët njëherësh theksojnë se djegia e sipërfaqeve të pyjeve, pa një angazhim serioz për ripërtërin e tyre, dëmton dukshëm habitatin në këto vise, duke nënvizuar se rajonet e shpyllëzuara, ndikojnë në nxitjen e erozionit të dëmshëm të tokës dhe degradimin në djerrinë.

Lexo po ashtu

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini
RAJONI & BOTA

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

3 orë më parë
Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës
RAJONI & BOTA

Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

3 orë më parë
Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus
RAJONI & BOTA

Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus

3 orë më parë
Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro
RAJONI & BOTA

Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro

3 orë më parë
Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim
RAJONI & BOTA

Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim

7 orë më parë
Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum
RAJONI & BOTA

Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum

8 orë më parë
Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)
Lajme

Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)

20 Mars, 2023

Ish-konkurrenti finalist i “Vëllait të Madh”, Artan Thaçi, është njëri prej ish-banorëve të BBVK-ës pjesëmarrës në Post Big Brother VIP...

Read more
Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

20 Mars, 2023
Lutfi Haziri

Haziri: 2023-ta me marrëveshje të përkohshme dhe me krijim të Zajednicës plus

20 Mars, 2023
Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

20 Mars, 2023
Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)

Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.