Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Zgjedhjet lokale duhet të mbahen, duke respektuar masat dhe protokollet në fuqi

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në Lajme
A A
Zgjedhjet lokale duhet të mbahen, duke respektuar masat dhe protokollet në fuqi
Share on FacebookShare on Twitter

Demokracia në Veprim konsideron se zgjedhjet lokale të 17 tetorit duhet të mbahen brenda afateve të përcaktuara, por në respektim dhe përputhje me masat në fuqi për parandalimin e shpërndarjes së virusit dhe protokolleve tjera në fuqi.

Sipas tyre, organizimi i këtyre zgjedhjeve do t’u mundësojë qytetarëve ushtrimin e të drejtës së tyre kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në institucionet e nivelit lokal, që përbën një prej parimeve bazë të funksionimit demokratik të një shteti, njofton Klankosova.tv.

Tutje DnV potencon se duke qenë se këto zgjedhje janë të rregullta në kuptimin periodik, mbajtja e këtyre zgjedhjeve është e një rëndësie të veçantë edhe sa i përket mandatit katër-vjeçar që u është dhënë institucioneve të nivelit lokal, mandat ky i cili sipas legjislacionit në fuqi mbaron në fund të muajit tetor. Çështja e mandatit të institucioneve të nivelit ngërthen në vete edhe aspektin e legjitimitetit të tyre, që do të cenohej në rast të shtyrjes së zgjedhjeve.

”Në anën tjetër, edhe pse gjatë vitit 2020 dhjetëra shtete kishin vendosur për shtyrjen apo anulimin e zgjedhjeve, ndër të cilat edhe vet Kosova, kjo ishte bërë kryesisht në mungesë të protokolleve shëndetësore dhe masave specifike për garantimin e një procesi zgjedhor që nuk rrezikon shëndetin publik. Megjithatë, këto nuk do të jenë zgjedhjet e para që Kosova organizon në kohë pandemie. Duke qenë se në dy proceset e organizuara paraprakisht, respektivisht zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë e Mitrovicë të Veriut, Kosova tashmë ka krijuar një përvojë të konsoliduar për organizimin e zgjedhjeve në kohë pandemie. Zgjedhjet në fjalë janë organizuar në përputhje me manualin që Ministria e Shëndetësisë e ka miratuar në qershor të vitit 2020, ku mes tjerash, përcaktohen edhe masat konkrete që duhet të ndërmerren gjatë procesit zgjedhor.

Demokracia në Veprim kërkon që institucionet relevante, por edhe vet subjektet politike, të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për organizimin e një procesi zgjedhor të sigurt shëndetësor. Mes tjerash kjo nënkupton respektimin e masave për numrin e lejuar të qytetarëve në tubime, respektimin e masave si maska dhe distanca, si dhe masave tjera specifike që ndërlidhen drejtpërdrejt me procesin zgjedhor. Po ashtu, institucionet shëndetësore do të duhej që deri në fillimin e procesit zgjedhor të përditësojnë manualet përkatëse për organizimin e zgjedhjeve, duke marrë në konsideratë mësimet e nxjerra nga organizimi i dy palë zgjedhjeve më parë”, thuhet në kumtesë, njofton Klankosova.tv.

Lexo po ashtu

Kusari-Lila: Asocacionin mund ta formojnë vetëm institucionet e Kosovës, askush tjetër!
Lajme

Kusari-Lila: Asocacionin mund ta formojnë vetëm institucionet e Kosovës, askush tjetër!

2 minuta më parë
Tahiri: Degradimi i raporteve me ShBA-në, rrugë pa krye në drejtim të gabuar historik për Kosovën
Lajme

Tahiri thotë se në seancën e radhës do të kërkojnë shkarkimin e ministres Hajdari

11 minuta më parë
Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti
Lajme

Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti

36 minuta më parë
Kuvendi sot mban seancën e radhës
Lajme

Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë dy seanca gjatë kësaj jave

45 minuta më parë
Presidenti kroat: Ne bashkë me ndërkombëtarët e aneksuam Kosovën nga Serbia
Lajme

Presidenti kroat: Ne bashkë me ndërkombëtarët e aneksuam Kosovën nga Serbia

54 minuta më parë
Kryetari i Rinisë së Prishtinës ka një kërkesë për kryeministrin (FOTO)
Lajme

Kryetari i Rinisë së Prishtinës ka një kërkesë për kryeministrin (FOTO)

1 orë më parë
Kusari-Lila: Asocacionin mund ta formojnë vetëm institucionet e Kosovës, askush tjetër!
Lajme

Kusari-Lila: Asocacionin mund ta formojnë vetëm institucionet e Kosovës, askush tjetër!

30 Janar, 2023

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit para gazetarëve ka thënë se...

Read more
Scholz: Gjermania nuk do t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë

Scholz: Gjermania nuk do t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë

30 Janar, 2023
Tahiri: Degradimi i raporteve me ShBA-në, rrugë pa krye në drejtim të gabuar historik për Kosovën

Tahiri thotë se në seancën e radhës do të kërkojnë shkarkimin e ministres Hajdari

30 Janar, 2023
Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti

Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti

30 Janar, 2023
Kuvendi sot mban seancën e radhës

Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë dy seanca gjatë kësaj jave

30 Janar, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.