Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Zëvendëspresidentja e SHBA falënderon Osmanin për mikpritjen e Afganëve

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në Lajme
A A
Zëvendëspresidentja e SHBA falënderon Osmanin për mikpritjen e Afganëve
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, përcjell KosovaPost.

Me këtë rast, presidentja Osmani i ka shprehur zv.presidentes Harris mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA-të dhe ka ritheksuar se SHBA-të mbeten partner kryesor strategjik i vendit tonë në procesin e konsolidimit të shtetësisë.

Ndërkaq, zëvendëspresidentja Harris theksoi se SHBA-të janë thellësisht mirënjohëse ndaj Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë dhe gatishmërinë e bujarinë e treguar për mikpritjen e mijëra qytetarëve afganë.

Gjatë bisedës, zv. presidentja Harris përcolli falënderimin e saj të përzemërt për organizimin e ceremonies nga ana e Presidentes Osmani për dhënien e Medaljes Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Joseph Robinette “Beau” Biden III.

Postimi i plotë:

Sot kisha kënaqësinë të zhvillojë një bisedë telefonike me Zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Kamala Harris.

Partneriteti i shkëlqyeshëm dhe raportet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve ishin në qendër të kësaj bisede. Me këtë rast, i kam shprehur zv.presidentes Harris mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA-të dhe kam ritheksuar se SHBA-të mbeten partner kryesor strategjik i vendit tone në procesin e konsolidimit të shtetësisë.

Diskutuam edhe për situatën me pandeminë, me ç’rast falënderova edhe njëherë SHBA-të dhe presidentin Biden për donacionin prej mbi 500.000 vaksinash, të cilat pritet të vijnë këtë fundjavë. Një veprim i tillë e ka vulosur edhe njëherë miqësinë e palëkundshme në mes të dy vendeve tona, si dhe është dëshmia më e pastër e përkrahjes së parreshtur të SHBA-ve për vendin tonë.

Ndërkaq, zëvendëspresidentja Harris theksoi se SHBA-të janë thellësisht mirënjohëse ndaj Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë dhe gatishmërinë e bujarinë e treguar për mikëpritjen e mijëra qytetarëve afganë.
Zv. Presidenja Harris shprehu po ashtu mirënjohjen e administratës Biden për mbështetjen e Kosovës në këtë mision dhe ritheksoi lidhjen personale dhe të thellë midis Administratës Biden dhe popullit të Kosovës. Gjatë bisedës, zv. Presidentja Harris përcolli falënderimin e saj të përzemërt për organizimin e ceremonisë për dhënien e Medaljes Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Beau Biden.

Në fund, e ftova zv. Presidenten Harris ta vizitojë Republikën e Kosovës, për t’i parë për nga afër sukseset tona të përbashkëta. 🇽🇰 🇺🇸

Lexo po ashtu

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800
Lajme

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800

6 orë më parë
Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols
Lajme

Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

6 orë më parë
“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë
Lajme

“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë

7 orë më parë
OKB-ja: Është dëmtuar rruga që çon në korridorin e ndihmës humanitare midis Turqisë dhe Sirisë
Lajme

OKB-ja: Është dëmtuar rruga që çon në korridorin e ndihmës humanitare midis Turqisë dhe Sirisë

7 orë më parë
Gati 70 për qind e popullsisë siriane kishte nevojë për ndihmë humanitare përpara tërmetit
Lajme

Gati 70 për qind e popullsisë siriane kishte nevojë për ndihmë humanitare përpara tërmetit

7 orë më parë
Shqiptari rrëfen momentin kur ndodhi tërmeti shkatërrues në Turqi (VIDEO)
Lajme

Shqiptari rrëfen momentin kur ndodhi tërmeti shkatërrues në Turqi (VIDEO)

7 orë më parë
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800
Lajme

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800

8 Shkurt, 2023

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që preku Turqinë e Sirinë të hënën, tani është rritur në më shumë...

Read more
Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

8 Shkurt, 2023
“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë

“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë

7 Shkurt, 2023
OKB-ja: Është dëmtuar rruga që çon në korridorin e ndihmës humanitare midis Turqisë dhe Sirisë

OKB-ja: Është dëmtuar rruga që çon në korridorin e ndihmës humanitare midis Turqisë dhe Sirisë

7 Shkurt, 2023
Gati 70 për qind e popullsisë siriane kishte nevojë për ndihmë humanitare përpara tërmetit

Gati 70 për qind e popullsisë siriane kishte nevojë për ndihmë humanitare përpara tërmetit

7 Shkurt, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.