Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina KULTURË

Zbulime të reja arkeologjike në Luginën e Drinos në Gjirokastër

lajmim.com nga lajmim.com
2 javë më parë
në KULTURË
A A
Zbulime të reja arkeologjike në Luginën e Drinos në Gjirokastër
Share on FacebookShare on Twitter

Arkeologët janë rikthyer në Luginën e Drinos në Gjirokastër për zbulime të reja në qytetet antike.

Në Parkun e Antigonesë gërmimet këtë vit po kryhen në qendrën e qytetit ku janë zbuluar banesa të reja.

Sipas arkeologëve fushata e kërkimeve synon përgatitjen e një harte të plotë arkeologjike në funksion të turizmit.

Në Luginën e Drinos në Gjirokastër, ku ndodhen rreth 20 qytete dhe vendbanime antike, arkeologë shqiptarë dhe italianë janë rikthyer për zbulime të reja.

Kërkimet këtë vit përqendrohen në parkun Arkeologjik të Antigonesë, vendbanimi më i rëndësishëm antik i Luginës së Drinos.

Arkeologia Sabina Veseli thotë se po gërmohet në sheshin publik të qytetit ku janë bërë edhe zbulimet e para.

“Gërmohet shumë afër Agorasë dhe po gërmohet dhe në sektorin e banesave ku gërmimet kanë nisur që vitin e shkuar. Në zoën e banesave gërmojmë në shtëpinë e monedhave ku janë zbuluar disa mjedise të reja të cilat nuk ishin zbuluar gjatë gërmimeve paraprake.”

Zonja Veseli thotë më tej se gërmimet synojnë për të kuptuar si ka funksionuar qyteti.

“Synojmë të kuptojmë si ka funksionuar qyteti, si funksionon urbanistika e këtij qyteti. Fokusohemi në sheshin publik të qytetit , në Agoranë, për të parë nëse ka monumente të tjera përveç shëtitores dhe synojmë të shohim si zhvillohej urbanistika rezidenciale e banimit në Antigone”.

Arkeologët shqiptarë po punojnë së bashku me arkeologët italianë në kuadër të një marrëveshje, që ka hyrë në vitin e tretë, mes Universitetit të Maceratës në Itali dhe Institutit shqiptar të Arkeologjisë.

Arkeologu italian Roberto Perna flet për kërkimet e sivjetshme.

Jemi duke punuar si në hapësirën publike dhe atë private dhe kjo është pjesë e një projekti ambicioz që e kemi nisur 15 vite më parë në bashkëpunim me Institutin shqiptar të Arkeologjisë për të sjellë të dhëna historike për gjithë territorin e luginës së Drinos. Gërmojmë në Antigone jo vetëm për të zbuluar Antigonenë por edhe për të kuptuar si ishte jeta në gjithë luginën. Në vitin 2016 realizuam gërmime të rëndësishme dhe në Teatrin e Adrianopolit, këtu pranë.

Gërmimet arkeologjike po tërheqin edhe këtë grupe studentësh nga Shqipëria dhe Italia.

Arkeologia Sabina Veseli thotë se studentët vijnë kryesisht nga Universiteti i Tiranës dhe kjo është mjaft e dobishme për ta.

Së pari studentët e kuptojnë se sa i rëndësishëm është kërkimi në terren, së dyti vënë në jetë praktikë ato që kanë mësuar në teori dhe së treti studentët janë ata që do të jenë arkeologët e ardhshëm.

Zbulimet arkeologjike këtë vit shërbejnë si një mbështetje për turizmin pasi Antigonea është një nga sitet arkeologjikë më të vizituar në Qarkun e Gjirokastrës.

Drejtori i Parkut arkeologjik Shkëlqim Guce thotë se synimi është të ketë aktivitete gjithëvjetore për të tërhequr interesimin, si të vizitorëve vendas edhe të huaj.

Po bëjmë përpjekje që në të gjitha stinët të kemi aktivitete promovuese. Janë aktivitete të mirëfillta që realizohen në park si “Stoilitë e Antigonesë” që i kushtohet etnografisë së zonës , “Zonjat e rruazave” që u kushtohet prodhimeve artizanale të grave, “Miqtë e Antigonesë” me histori , arkeologji dhe folklor. Baza kryesore e punës sonë vijon të mbetet mirëmbajtja dhe mbrojtja e monumenteve.

Antigonea, një qytet që u krijua nga mbreti Pirro për nder të gruas së tij Antigonës jetoi më pak se dy shekuj pasi u dogj nga romakët.

Arkeologët besojnë se muret rrethuese të qytetit antik u ndërtuan në shek. III Para Krishtit ndërsa nuk përjashtojnë hipotezën që në atë vend të ketë pasur një vendbanim më të hershëm.

Antigonea ndodhet rreth 15 kilometër larg qytetit të Gjirokastrës, ku zona antike e zbuluar tashmë, zë një sipërfaqe prej 45 ha, ndërsa territori i parkut arkeologjik është mbi 90 hektarë.

Monumentet kombinohen me natyrën dhe me rreth një mijë lisa që shtrihen përgjatë gjithë qytetit antik.

Lexo po ashtu

Veprat e piktorëve të Juglindjes në ekspozitën "Mio, bashkëkohësit dhe artistët e rinj”, Anastas Kostandini: Vepra nga fondi i GKA po udhëtojnë në vendet ku janë krijuar
KULTURË

Veprat e piktorëve të Juglindjes në ekspozitën “Mio, bashkëkohësit dhe artistët e rinj”, Anastas Kostandini: Vepra nga fondi i GKA po udhëtojnë në vendet ku janë krijuar

2 ditë më parë
Për shkak të situatës në veri anulohet festivali “Sanremo Giovani” që pritej të mbahej në Prishtinë
KULTURË

Për shkak të situatës në veri anulohet festivali “Sanremo Giovani” që pritej të mbahej në Prishtinë

4 ditë më parë
"Në jetë gjithçka është e arritshme" – Artistja autodidakte e teknikës me penj e gozhda
KULTURË

“Në jetë gjithçka është e arritshme” – Artistja autodidakte e teknikës me penj e gozhda

6 ditë më parë
Të dielën zgjidhet “Miss Turizmi” Shqiptar
KULTURË

Të dielën zgjidhet “Miss Turizmi” Shqiptar

1 javë më parë
PriFest publikon orarin e shfaqjes së filmave në edicionin e tij të 15-të
KULTURË

PriFest publikon orarin e shfaqjes së filmave në edicionin e tij të 15-të

3 javë më parë
Sonte përfundon edicioni i katërt i Festivali i Teatrove në Suharekë
KULTURË

Sonte përfundon edicioni i katërt i Festivali i Teatrove në Suharekë

3 javë më parë
Miketiq
Lajme

Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës

28 Shtator, 2023

Deputeti serb Gjorgje Miketiq, e ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës Afrim Bunjaku. Ai tha se është e nevojshme...

Read more
Shaip-Kamberi

Kamberi: Naivitet të besohet se sulmi ka ndodhur pa dijeninë e Vuçiqit

28 Shtator, 2023
Lajçak Bilcik

Lajçak dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian flasin për situatën në veri

28 Shtator, 2023
Serbia e ka humbur Kosovën

Të martën Parlamenti Evropian do të diskutojë për situatën në veri

28 Shtator, 2023
Kurti: Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

28 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.