Kandidati nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin, Xhafer Gashi, në vazhdën e mbylljes së fushatës ka mbajtur një takim me banorët e fshatit Breznicë.
Nga aty, kryetari aktual që synon mandatin e tretë premtoi se do të ketë bursa për studentët, bartje të nxënësve që shkollohen jashtë fshatit dhe investime në bujqësi, njofton Klan Kosova.
Ndër të tjera ai tha se Obiliqin do ta shndërrojë në një qytetzë të dalluar në vend.