Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina COVID-19

Vitia tregon numrin aktual të vaksinave antiCOVID-19 në Kosovë

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në COVID-19
A A
Vitia tregon numrin aktual të vaksinave antiCOVID-19 në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka folur sot rreth numrit aktual të vaksinave që vendi ynë posedon për momentin.

Ai në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka bërë të ditur se edhe 420 mjekë dhe infermierë do t’u vijnë në ndihmë komunave për luftimin e COVID-19.

“Vdekjet në total kanë qenë 15.3 në mesatare, ndërsa përfshirë edhe atë të sotëm, 19… Numri i hospitalizimeve pritet të rritet në ditët e ardhshme. Qendrat rajonale kanë shtuar kapacitetet e veta, përveç Vushtrrisë që pritet të funksionalizohet edhe aty. Janë siguruar shumica e barnave dhe të gjitha masat e tjera të domosdoshme që i ka marrë stafi shëndetësor. Për t’iu ardhur në ndihmë në koordinim me MF, përveç 1116 personel shëndetësorë, janë edhe 420 mjekë dhe infermierë që do t’i vijnë në ndihmë komunave… Ne presim 500.000 vaksina Pfizer donacion nga SHBA, një pjesë e të cilit ka ardhur para disa ditësh 35.100, pjesa tjetër ka pasur disa vonesa, por me ardhjen e tyre që shpresojmë të jetë së shpejti, do të kemi doza të mjaftueshme edhe në stoqet tona”, tha Vitia.

Ai ka treguar për numrin aktual të vaksinave kundërCOVID-19 në Kosovë.

“38.610 vaksina Pfizer në stoqet e IKSHPK, por ka edhe një numër të konsiderueshëm që e kalon  mbi 10 mijë ose 15 mijë që janë në komuna përkatëse për dozën e dytë, kurse të AstraZeneca, në IKSHPK janë 132.438 vaksina, duke llogaritur edhe mbi 5 mijë vaksina nëpër komuna”, tha Vitia.

Ministri Vitia ndërkaq ka theksuar se në momentin që do të ketë më shumë vaksina do të punohet edhe vikendeve, duke shtuar kështu edhe mundësinë e shtimit të terminëve për qytetarët.

“Në momentin kur ne kemi më shumë vaksina, punojmë të shtunën, dhe në momentin që do të kemi më shumë vaksina, do të punohet edhe vikendeve dhe do të ketë ekipe mobile”, tha Vitia.

Lexo po ashtu

​Vërmicë, qytetarët paguajnë 25 euro testin e shpejtë për të hyrë në Kosovë
COVID-19

​Vërmicë, qytetarët paguajnë 25 euro testin e shpejtë për të hyrë në Kosovë

2 vjet më parë
22 viktima dhe 1894 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
COVID-19

22 viktima dhe 1894 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

2 vjet më parë
Rreth 20 mijë banorë të Fushë-Kosovës vaksinohen kundër COVID-19
COVID-19

Rreth 20 mijë banorë të Fushë-Kosovës vaksinohen kundër COVID-19

2 vjet më parë
​ShSKUK: 1220 pacientë në trajtim nga COVID-19
COVID-19

​ShSKUK: 1220 pacientë në trajtim nga COVID-19

2 vjet më parë
​Shqiptohen afër 4 mijë gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19
COVID-19

​Shqiptohen afër 4 mijë gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

2 vjet më parë
​469 qytetarë në Ferizaj gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19
COVID-19

​469 qytetarë në Ferizaj gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19

2 vjet më parë
ajri kanada
Lajme

Tymi i zjarrit në Kanada kërcënon shëndetin e miliona njerëzve

7 Qershor, 2023

Paralajmërimet për cilësinë e ajrit me rrezik të lartë janë lëshuar për miliona njerëz në të gjithë Amerikën e Veriut...

Read more
Përfitimet që i sjell pirja e ujit me stomakun bosh

Përfitimet që i sjell pirja e ujit me stomakun bosh

7 Qershor, 2023
Escobar Hovenier

Sot afati i fundit nga ShBA-ja dhe BE-ja për marrëveshjen në veri

7 Qershor, 2023
Dhimbja e kokës nga vapa – Masa dhe kujdesi që duhet të tregoni

Dhimbja e kokës nga vapa – Masa dhe kujdesi që duhet të tregoni

7 Qershor, 2023
Sot mblidhet Qeveria, shqyrtohet projektligji për të burgosur në Danimarkë

Sot mblidhet Qeveria, shqyrtohet projektligji për të burgosur në Danimarkë

7 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.