Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SPORT

Versione të ndryshme për temat e takimit të së martës

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në SPORT
A A
Versione të ndryshme për temat e takimit të së martës
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm dy ditë pas balotazhit të Zgjedhjeve Lokale në Kosovë, me 16 nëntor, ekipet negociatore nga Kosova dhe Serbia do të takohen në Bruksel, për të vazhduar dialogun me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Por, temat e takimit, përkundër se do të ndodhë vetëm pas tri ditësh, ende nuk dihen qartësisht, meqë të tri palët që janë pjesë e takimit japin versione të ndryshme.

Nga zyrtarët e Bashkimit Evropian thuhet se në raundin e ri të takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe për çështjet e hapura e rrugën përpara në dialog.

Në anën tjetër, nga zyra e kryeministrit të Kosovës thonë se, “temat e diskutimit në takimin bilateral do të jenë çështja e të zhdukurve, e energjisë dhe lëvizja e lirë”, ndërkaq “data për takimin e mundshëm për dialogun në nivel politik ndërmjet liderëve varet nga rrjedha e procesit dhe dakordimi për çështjet në nivel kryenegociatorësh”.

Kurse, nga zyra e qeverisë së Serbisë për Kosovën, thonë se në takimin e datës së 16 nëntorit ekipi serb kryesohet nga drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviç, dhe se në takim tema kryesore do të jetë vetëm Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha para disa ditësh në një intervistë për Deutsche Welle se “Kushtetuta e Kosovës nuk lejon Asociacion mbi baza etnike” dhe se marrëveshjen e vitit 2013, sipas tij, deputetët e Kosovës e kanë miratuar në një trysni të jashtëzakonshme ku ka munguar transparenca.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga dhjetori i vitit 2015 Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe e ka shfaqur në dritën e së vërtetës, që është i paintegrueshëm në sistemin tonë juridik dhe kushtetues. Ajo nuk e ka trajtuar marrëveshjen e vitit 2013, mirëpo goditja që ia ka bërë përmbajtjes në vitin 2015 kur marrëveshja e 2013 u zbërthye në konkretësinë e saj, në detajet e saj dhe në shpirtin e saj praktikisht e ka goditur edhe marrëveshjen e 2013-ës”, tha Kurti.

“Me fjalë të  tjera ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese nuk ka thënë që vetëm gërma e Asociacionit është problematike, por ka konstatuar që 23 nene të kushtetutës po shkelen me të dhe secili nga shtatë kapitujt e Asociacionit nuk janë në përputhje me kushtetutën, por në të njëjtën kohë ka goditur edhe frymën e këtij Asociacioni. Nuk mund të ketë me Kushtetutën e Kosovës asociacion mbi  baza etnike”.

Derisa, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, tha një ditë më parë në Beograd, se “Kosova duhet ta formojë Asociacionin ashtu siç është negociuar në Bruksel”, ose në të kundërtën, siç u shpreh, “faleminderit, ju punën tuaj, ne punën tonë, ndoshta takohemi një ditë”.

Sidoqoftë, Brukseli zyrtar që ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi por edhe SHBA-ja, vazhdimisht kërkojnë nga palët që të ulen në një tavolinë në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje finale gjithpërfshirëse ku adresohen të gjitha çështjet.

Aktualisht, në rajon po qendron Gabriel Escobar zëvendës-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, që para disa ditësh edhe zyrtarisht është edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor. Ai vizitoi Bosnjën  e Hercegovinën dhe po viziton Malin e Zi, por nuk është parashikuar të vizitojë Kosovën dhe Serbinë.  Mediet në Prishtinë shkruajnë, se mosplanifikimi i vizitës së Escobar në Prishtinë dhe Beograd mund të shihet edhe si një mesazh për mospërparimin e Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit.

Pas emërimit zyrtar të Gabriel Escobar si i dërguar amerikan për Ballkanin, ambasada e SHBA-së në Prishtinë në një njoftim për media tha, se “Escobar tashmë është duke punuar në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

Lexo po ashtu

Bayern Munich vjen me ofertë për Granit Xhakën
SPORT

Bayern Munich vjen me ofertë për Granit Xhakën

10 minuta më parë
Ishte kërcënuar me armë trajneri i Arbnor Mujës
SPORT

Ishte kërcënuar me armë trajneri i Arbnor Mujës

37 minuta më parë
Simeone: Carrasco ka mundësinë të bashkohet me Barçën
SPORT

Simeone: Carrasco ka mundësinë të bashkohet me Barçën

2 orë më parë
Tensionet në veri të Kosovës, tifozët e skuadrës shqiptare: Mitrovica është Shqipëri
SPORT

Tensionet në veri të Kosovës, tifozët e skuadrës shqiptare: Mitrovica është Shqipëri

3 orë më parë
Dion Berisha zyrtarizohet në Bayern Munich
SPORT

Dion Berisha zyrtarizohet në Bayern Munich

13 orë më parë
Asensio te PSG-ja si transferim i lirë
SPORT

Asensio te PSG-ja si transferim i lirë

18 orë më parë
Bayern Munich vjen me ofertë për Granit Xhakën
SPORT

Bayern Munich vjen me ofertë për Granit Xhakën

2 Qershor, 2023

Sipas raportimeve të mediave, Bayern Munich ka hyrë në garë për transferimin e Granit Xhakës. Gjiganti gjerman mësohet se i...

Read more
Lirohet nga burgu ish-ministri Saimir Tahiri

Lirohet nga burgu ish-ministri Saimir Tahiri

2 Qershor, 2023
Abelard Tahiri

Tahiri: S’do ketë normalitet në kuvend derisa jemi të sanksionuar nga ShBA-ja

2 Qershor, 2023
Ishte kërcënuar me armë trajneri i Arbnor Mujës

Ishte kërcënuar me armë trajneri i Arbnor Mujës

2 Qershor, 2023
ZUBIN POTOK

Dita 5 e protestës: Qetë edhe në Zubin Potok

2 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.