Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Vdes veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish-themeluesi i LDK-së në Skenderaj, Sejdi Koca

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Vdes veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish-themeluesi i LDK-së në Skenderaj, Sejdi Koca
Share on FacebookShare on Twitter
Sot ka ndërruar jetë ish-themeluesi i degës së LDK’së në Skenderaj, Sejdi Koca.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e Sejdiut.

Baca Sejdi ishte patriot e veprimtar i madh, i cili ka bërë shumë për të rritur vetëdijen kombëtare për më shumë se gjysmë shekulli.

Si mësues ka dhënë kontribut të madh për të mësuar fjalët e ëmbla shqipe shumë brezave.

Sejdi Koca lindi me 20 gusht, 1937 në fshatin Fllakë të Durrësit. U rrit në Shqipëri nën përkujdesjen e nënës së tij dhe familjarëve tjerë – babai i kishte vdekur kur ishte vetëm 3 muaj.

Pas katër viteve, familja Koca u kthye në vendbanimin e mëhershëm në Kosovë, kryesisht në fshatin Polac të Skenderajt. I shkolluar në të gjitha nivelet akademike të asaj kohe, z. Koca ishte njëri ndër idealistet më të njohur duke iu referuar arsimit. Shkollën fillore e kreu ne Polac, të mesmen në Skenderaj dhe Normalen në Mitrovicë dhe Prishtinë më 1960.

Po në të njejtin vit filloi punën në fshatin Qirez duke formuar për herë të parë dy klasë të pesta. Kështu, ai u bë një ndër mësuesit e pare, qe kishin guximin të punonin lirshëm në atë kohë, duke e vazhduar rrugën e tij ne arsim si drejtor i shkollës 18 Nëntori në Polac vite më vonë.

Në vitin 1972 përjashtohet nga procesi arsimor për shkak të aktivitetit patriotik si përkrahës i madh i demonstratave të vitit 1968 dhe ngritjes së flamurit kombëtar në fshatin Polac. Pas këtyre zhvillimeve u transferua në komunë ku punoi si punëtor administrativ deri në vitin 1989. Për shkak të aktivitetit të tij patriotik më 1989 arrestohet nga UDB-ja dhe izolohet së bashku me 250 intelektualë të Kosovës.

Pas kthimit nga izolimi, largohet nga puna dhe mu atë vit së bashku me një grup intelektualësh të Skenderajt hapi degën e Lidhjes Demokratike ku vepron si anëtar i kryesisë deri në vitin 1999. Në vitin 2000 zgjedhet kryetar i degës së LDK-së në Skenderaj dhe vazhdon këtë pune deri në pensionimin e plotë.

Gjatë viteve 90-ta ka qenë një ndër pjesëmarrësit për pajtimin e gjaqeve në Drenicë dhe më gjerë në ekipin e Anton Qettës. Në vitet 90-ta si aktivist i LDK-së u mor shpeshherë në biseda informative nga UDB-ja. Koca ishte pjesëmarrës në organizimin e Referendumit dhe Zgjedhjeve të Lira Parlamentare dhe Presidenciale.

Të paktë janë ata njerëz, të cilët kanë pasur fatin e keq që të përndiqen, të persekutohen, të keqtrajtohen mizorisht, të kërcënohen me jetë e madje edhe t’u dalin plumbave përpara e të mbesin gjallë. Sejdi Koca jetoi krenar, plot 84 vite, dhe dha frymën e fundit më 7 tetor, 2021 i rrethuar nga më të dashurit e tij.

Ai vazhdon të mbetet model i forcës së mendjes e shpirtit, dhe kujtohet me mall nga të gjithë që patën fatin ta njihnin nga afër. Varrimi do të mbahet sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit Polac.

Lexo po ashtu

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini
RAJONI & BOTA

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

60 minuta më parë
Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës
RAJONI & BOTA

Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

1 orë më parë
Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus
RAJONI & BOTA

Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus

1 orë më parë
Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro
RAJONI & BOTA

Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro

1 orë më parë
Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim
RAJONI & BOTA

Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim

4 orë më parë
Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum
RAJONI & BOTA

Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum

5 orë më parë
Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)
Lajme

Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

20 Mars, 2023

Libraria që mban emrin e kryeqytetit shqiptar të Malit të Zi, ishte vendi ku të dielën mbrëma u fol rreth...

Read more
Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)

Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)

20 Mars, 2023
Me e pa nënshkrim, ujdia në Ohër obliguese (VIDEO)

Me e pa nënshkrim, ujdia në Ohër obliguese (VIDEO)

20 Mars, 2023
Flet Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog

Flet Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog

20 Mars, 2023
Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.