Ish-përfaqësuesi i Francës, Jean-Pierre Adama, i cili kishte qenë në koma për 39 vjet, ka vdekur sot në moshën 73-vjeçare.
Adams ishte pranuar në spital për një operacion në gju në mars të vitit 1982, por atij kurrë nuk iu kthye vetëdija pas një gabimi të mjekëve në dhënien e anestezionit.
I lindur në Senegal, ai i zhvilloi 140 ndeshje për Nice si mbrojtës dhe luajti edhe për Paris Saint-Germain, po ashtu.
Nice njoftoi se klubi do të bëjë homazhe për Adamsin, i cili i zhvilloi 22 paraqitje për Francën nga viti 1972 deri në vitin 1976, para ndeshjes kundër Monacos më 19 shtator.
Në ditën e operacionit të Adams për riparimin e tendonit të dëmtuar në gjurin e tij, shumica e stafit mjekësor në Lyon ishte në grevë urie.
Ai u operua nga një mjek anestezist, i cili në të njëjtën kohë po kujdesej edhe për tetë pacientë të tjerë.
Adams ishte mbikëqyrur nga një praktikant, i cili më vonë kishte thënë: “Nuk isha në gjendje ta kryej detyrën që m’u caktua”.
Anestezisti dhe praktikanti bënë gabime të shumta gjatë operacionit, të cilat i shkaktuan Adamsit arrest kardiak dhe dëmtime në tru.
Anestezisti dhe praktikanti nuk u ndëshkuan deri në vitet e 1990-ta, dënim me pezullim njëmujor dhe gjobë prej 750 eurove.
Adams ishte liruar nga spitali pas 15 muajve dhe për të u kujdes bashkëshortja e tij, Bernadette, në shtëpinë e tyre në Nimes që prej atëherë.