Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Urdhërohet verifikim adrese ndaj të akuzuarit se me email kanosi ish-kryeshefin e KOST-it

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Urdhërohet verifikim adrese ndaj të akuzuarit se me email kanosi ish-kryeshefin e KOST-it
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për verifikim adrese ndaj Agron Kryeziut, i cili po akuzohet se kanosi ish-kryeshefin e Operatorit i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, për shkak se gruaja e tij punëtore në këtë kompani ka qenë e pakënaqur me vendimet e këtij të fundit.

Vendimi i tillë është marrë nga gjykatësi Adnan Kamberi, pasi i akuzuari Kryeziu mungoi në seancën e së enjtes, pasi në fletëkthesën e kthyer në gjykatë nga Posta e Kosovës, rezulton adresa jo e plotë.

Ndërsa, i pranishëm në këtë seancë ishte prokurori Eset Rama.

Pasi që nuk u plotësuan kushtet për mbajtjen e shqyrtimit fillestar, seanca e sotme është shtyrë për kohë të pacaktuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës së ngritur në maj të 2019-së, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ngarkon Agron Kryeziun se më 17 maj 2017, në Prishtinë, me dashje, seriozisht ka  kanosur përmes email-it elektronik të dëmtuarin, shefin të departamentit ekzekutiv në KOST, Ilir Shalën.

Tutje, në akuzues thuhet se me qëllim të frikësimit e ka kanosur me fjalë: “o magjup po të shkruaj me emër e mbiemër, mos luj se je tu lujt me pozitën e kokën tënde, kam edhe unë të njofshëm që shkarkohesh për 24 orë, e kam me i përdor.  Pyete Petrit Pepaj se më njeh mirë, e din ai fortë mirë kan e kam, nëse nuk kryen punë të njofshmit. Unë e kam me kry punë me ty dhe me atë që pretendon pozitën, me atë magjupin e Fadil mutit. Hiq mos ke gajle se edhe belben ka me ta rehatu se krejt hajna  jeni. Hajna, po ta përmendi vetëm shpin, po të betohem në familje se ajo që ti mendon ska me ndodhë”.

Në aktin akuzues thuhet se arsyeja e kësaj kanosje ka qenë sepse gruaja e të pandehurit Kryeziu është punëtore në KOST dhe kishte qenë e pakënaqur në KOST dhe se e njëjta ka qenë e pakënaqur me vendimet e marra nga ana e kryeshefit ekzekutiv, të dëmtuarit Ilir Shala. Me ç’rast tek i dëmtuari Shala është shfaqur ndenja e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetë.

Për këtë, Agron Kryeziu po akuzohet për veprën penale “Kanosja” nga neni 185 paragrafi 3 lidhur me par.2 të Kodit Penal, vepër kjo e cila është e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet, sipas Kodit që ishte në fuqi në kohën kur është kryer vepra penale.

Lexo po ashtu

Fier: 14-vjeçari vodhi një veturë, kapet në flagrancë nga policia
RAJONI & BOTA

Fier: 14-vjeçari vodhi një veturë, kapet në flagrancë nga policia

3 orë më parë
Dyfishohen rastet me COVID në Shqipëri
RAJONI & BOTA

Dyfishohen rastet me COVID në Shqipëri

4 orë më parë
Procesit i Berlinit: Na duhen më pak fjalë e më shumë vepra, financime serioze dhe zbatime pa vonesa
RAJONI & BOTA

Procesit i Berlinit: Na duhen më pak fjalë e më shumë vepra, financime serioze dhe zbatime pa vonesa

6 orë më parë
Tensionet në veri, diplomatja: Vuçiq i rrezikshëm, ka rimbjellë farën e nacionalizmit në Serbi
RAJONI & BOTA

Tensionet në veri, diplomatja: Vuçiq i rrezikshëm, ka rimbjellë farën e nacionalizmit në Serbi

6 orë më parë
UGSh ka hapur thirrjen për pjesëmarrje në konkursin vjetor “Vangjush Gambeta” 2023
RAJONI & BOTA

UGSh ka hapur thirrjen për pjesëmarrje në konkursin vjetor “Vangjush Gambeta” 2023

7 orë më parë
Shqipëria nuk mbështet deklaratën e Borrellit, qëndron krah Kosovës
RAJONI & BOTA

Shqipëria nuk mbështet deklaratën e Borrellit, qëndron krah Kosovës

7 orë më parë
Qeveria në Kosovë po bën reforma dhe duam t’i shpërblejmë, liberalizimi i vizave i domosdoshëm
Lajme

Sulmi ndaj policisë së Kosovës ka qenë një sulm kriminal dhe terrorist

27 Shtator, 2023

Për shkak të sulmit terrorist të ndodhur në Zveçan më 24 shtator, Berlini zyrtar kishte nisur për Kosovë emisarin për...

Read more
Osmani: Bunjaku dhe pjestarët e tjerë dje u sfiduan nga bandat terroriste të dirigjuara nga Beogradi

Sulmi terrorist në veri, Osmani: Duhet të punojmë që të parandalohen raste të tilla

27 Shtator, 2023
Gërvalla, të huajve: Regjimi i Vuçiqit, kërcënim për Evropën – s’bën të mendojmë se gjithçka është OK

Regjimi i Vuçiqit, kërcënim për Evropën – s’bën të mendojmë se gjithçka është OK

27 Shtator, 2023
Ish-komandanti i UÇK-së, Gashi i reagon Hisen Berishës të PDK-së: Karrierist budallë

Ish-komandanti i UÇK-së, Gashi i reagon Hisen Berishës të PDK-së: Karrierist budallë

27 Shtator, 2023

Drejtori serb i shkollës në Lipjan s’i lë komunarët të hyjnë brenda (VIDEO)

27 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.