Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Ulet mosha e grave të prekura nga kanceri në gji

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Ulet mosha e grave të prekura nga kanceri në gji
Share on FacebookShare on Twitter
Аrineta Abdushi, 37-vjeçare nga qyteti i Dibrës në Maqedoninë e Veriut, para dy vjetësh është diagnostikuar me kancer në gji. Fillimisht, thotë ajo, nuk ka dashur të besojë se kjo sëmundje është në trupin e saj, pasi siç thotë, është krijuar bindja se kanceri prek grup-moshat më të vjetra.

“Por në momentin e parë është diçka e papritur. Sepse unë isha në një moshë të re kur e kam zbuluar kancerin në gji, isha 35-vjeçare para dy vjetësh. Në fillim ishte një luftë e paparë me veten time. Por edhe për familjarët ishte diçka e papritur, vajzën e kisha vetëm 8 vjeçe dhe djalin 15 vjeç, edhe për ta ishte një frikë e paparë që s’mund ta përshkruash. Por forca nga brenda si dhe mbështetja nga familja, më ndihmuan ta fitoj këtë betejë”, thotë Arineta Abdushi.

Gratë e diagnostikuar me kancer të gjirit, pas konstatimit të sëmundjes, përballen me sfida të shumta, siç është stafi i pamjaftueshëm mjekësor në Klinikën e Onkologjisë, përkatësisht kushte jo të mira në spitalet e shtetit, gjë që e bën më të vështirë trajtimin e kancerit të gjirit.

Arineta thotë se për këtë arsye është detyruar të orientohet te spitalet private.

“Vendosa të shkoj në spital privat, sepse në spitalin e shtetit ishte me të vërtetë një kaos që nuk di si ta përshkruaj”, thotë ajo.

Por Ministri maqedonas i Shëndetësisë Venko Filipçe, vlerëson se kujdesi shëndetësor për pacientët me kancer të gjirit dhe sëmundje të tjera malinje, është përmirësuar në mënyrë sistematike, duke filluar nga viti 2019 e këndej.

“Përveç trajtimit, pacientët kanë mbështetje psikologjike, e cila është një nga segmentet më të rëndësishme për menaxhimin e suksesshëm të sëmundjes. Ekzaminimet e rregullta mjekësore, si dhe vetëkontrolli i gjirit janë më efektivet për zbulimin dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjes”, ka vlerësuar Filipçe, në një postim në profilin e tij në Facebook.

Pandemia ka ulur kontrollet e rregullta

Organizatat që në fokus kanë përkujdesjen ndaj grave të prekura nga kanceri në gji, thonë se pandemia, veçanërisht gjatë vitit të kaluar, ka limituar kapacitet spitalore, gjë që ka çuar në anulimin e kontrolleve të memografive si mjeti kryesor për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, i cili është thelbësor për të ndaluar vdekjen.

“Vetë pandemia si edhe te pacientët e tjerë bëri problem. Megjithatë më duhet të theksoj se stafi mjekësor është treguar i kujdesshëm dhe nuk e ka kthyer asnjë grua e cila ka kërkuar ndihmë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Maqedonka Ikonomova Davçeva, nga organizata joqeveritare “Jemi Dashuri”.

Davçeva thotë se brenda vitit në Maqedoninë e Veriut diagnostikon më shumë se 1 mijë gra me kancer në gji dhe për to shumë i rëndësishëm është trajtimi psikologjik si mbështetje në rrugën e vështirë që duhet ecur gjatë trajtimit të sëmundjes derisa të fitohet beteja me kancerin në gji.

“Grave të cilat janë prekur nga kanceri, u ndihmojmë me mbështetje psikologjike sepse vlerësojmë se nga këtu fillon kura”, thotë Maqedonka.

Edhe Arineta thekson se duhet punuar më shumë në drejtim të ndërgjegjësimit të grave për këtë sëmundje, pasi diagnostikimi i hershëm është vendimtar për të kuruar këtë sëmundje me sukses.

Nga organizata joqeveritare “Jemi Dashuri”, thonë se është ulur shumë shkalla e moshës së grave të prekura nga kanceri në gji.

“Kishim rast të një vajze 18-vjeçare nga Prilepi, e diagnostikuar me kacer në gji, një tjetër 30-vjeçare në Prilep,… pra është ulur mosha e të prekurave nga kanceri në gji”, thotë Maqedonka Ikonomova Davçeva, nga organizata joqeveritare “Jemi Dashuri”, e cila gjithashtu ka fituar betejën me këtë sëmundje para pesë vjetësh.

Nga ana tjetër Arineta Abdushi thotë për Radion Evropa e Lirë, që beteja me kancerin në gji e ka bërë dyfish më të fortë dhe të mos ndalet nga aktivitetet e saj si edukatore në kopshtin për fëmijë ku punon.

“Kjo sëmundje më ka bërë shumë më të fortë. Tani dy herë i mendoj gjërat. Pasi tani duhet që të mësohemi të jetojmë me këtë sëmundje. Unë kam shkuar në punë, gjatë tërë kohës, pra nuk e kam ndërprerë punën edhe kur trajtohesha me kimioterapi. Kam marrë energji nga puna dhe nga të afërmit sepse nuk duhet izoluar brenda vetes pas diagnostikimit, sepse ana psikologjike është ajo vendimtarja për të fituar betejën me këtë sëmundje”, thotë Arineta.

Ndryshe, tetori në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Ky lloj kanceri është një nga llojet më të shpeshta të tumoreve te gratë, kryesisht tek ato të moshës mbi 35 vjeç.

Lexo po ashtu

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini
RAJONI & BOTA

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

43 minuta më parë
Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës
RAJONI & BOTA

Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

53 minuta më parë
Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus
RAJONI & BOTA

Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus

56 minuta më parë
Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro
RAJONI & BOTA

Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro

1 orë më parë
Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim
RAJONI & BOTA

Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim

4 orë më parë
Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum
RAJONI & BOTA

Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum

5 orë më parë
Me e pa nënshkrim, ujdia në Ohër obliguese (VIDEO)
Lajme

Me e pa nënshkrim, ujdia në Ohër obliguese (VIDEO)

20 Mars, 2023

Amini iu dha, por pa firmë mbi letër. Meqë atë s’pranoi ta vë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kryeministri  i Kosovës,...

Read more
Flet Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog

Flet Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog

20 Mars, 2023
Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

20 Mars, 2023
Albin Kurti

Kurti: Derisa Serbia shmang nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv

20 Mars, 2023
Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.