Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, e ka quajtur qëndrim fëmijëror deklaratën e zëvendëskryeministrit të parë, Besnik
Bislimit, ku ka thënë se pala serbe në kuadër të dialogut me Serbinë u dakordua që të hapen të gjitha arkivat, edhe ato të UÇK-së
Ai në Info Magazine ka deklaruar se UÇK-ja i ka pasur të hapura çdo herë arkivat.
“Nuk ka çfarë fsheh, Ushtria Çlirimtare e Kosovës i ka pasur çdo herë arkivat e hapura. E dini se edhe me ndërhyrjen e NATO-s dhe me ardhjen e bashkisë ndërkombëtare në Kosovë të gjitha çdo gjë që ka bërë UÇK-ja ka qenë e hapur, është e hapur dhe gjithmonë do të jetë e hapur dhe ato i duhen shteti të Kosovës”.
“Këtu nuk ka çfarë fsheh UÇK-ja, sa i përket asaj ku thuhet se ka nevojë të dakordohet sepse ne i kemi arkivat e hapura, Serbia i mban të mbyllura sot e asaj dite nuk dihet ku janë të zhdukurit, të vrarët dhe ende nuk dihen ku janë varrezat masive me shqiptarë në Serbi, ende trupat e të pajetëve të vrarë nga Serbia nuk janë me familjarët e tyre”,ka thënë Klinaku, njofton Klan Kosova.