Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

U shtir si viktimë e prostitucionit, arrestohet e reja në Rinas, tentoi të shkonte në Britani me dokumente false

lajmim.com nga lajmim.com
2 muaj më parë
në RAJONI & BOTA
A A
U shtir si viktimë e prostitucionit, arrestohet e reja në Rinas, tentoi të shkonte në Britani me dokumente false
Share on FacebookShare on Twitter

Një 24-vjeçare është arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi u kap duke tentuar të kalojë kufirin  me dokumente të falsifikuara.

E reja kishte falsifikuar dokumente, me qëllim kërkimin e azilit në Mbretërinë e Bashkuar, me pretendimin se në Shqipëri ishte viktimë e prostitucionit.

Ndërkohë mësohet se është proceduar penalisht 30-vjeçari që shoqëronte të renë në aeroportin e Rinasit.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sajesa”, i zhvilluar nga Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik të DVP Tiranë, për parandalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit, me dokumente të falsifikuara, me qëllim kërkimin e azilit.

Operacioni u bazua në inteligjencën informative të siguruar nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik të DVP Tiranë, si dhe falë përdorimit të pajisjeve logjistike bashkëkohore, që tashmë disponon Policia Kufitare, për evidentimin e dokumenteve të falsifikuara.

Tentoi të kalonte kufirin, me dokumente të falsifikuara, me qëllim kërkimin e azilit në Mbretërinë e Bashkuar, me pretendimin se në Shqipëri ishte viktimë e prostitucionit, vihet në pranga 24-vjeçarja.

Procedohet penalisht 30-vjeçari që e shoqëronte.

Sekuestrohen një pasaportë, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane, të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, bazuar në inteligjencën informative të siguruar nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik të DVP Tiranë, se një shtetase do të kalonte kufirin, me dokumente të falsifkuara, me qëllim kërkimin e azilit, duke mashtuar për arsyen, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sajesa”.

Në kuadër të operacionit, në Rinas, u kap dhe u vu në pranga në tentativë për të kaluar kufirin shtetasja M. M., 24 vjeçe.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 30 vjeç, i cili shoqëronte 24-vjeçaren.

Gjatë kontrollit të detajuar, në cantën e 24-vjeçares, Policia gjeti dhe sekuestroi një pasaportë, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane, të falsifikuara, të cilat kjo shtetase do t’i përdorte për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar, duke sajuar një alibi se në Shqipëri ishte viktimë e prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lexo po ashtu

Novi Pazar: KKB organizoi iftar për përfaqësuesit e jetës politike, shoqërore dhe kulturore në Sanxhaku
RAJONI & BOTA

Novi Pazar: KKB organizoi iftar për përfaqësuesit e jetës politike, shoqërore dhe kulturore në Sanxhaku

3 orë më parë
Të paktën 12 të vdekur nga stuhitë e forta që goditën ShBA-në Qendrore
RAJONI & BOTA

Të paktën 12 të vdekur nga stuhitë e forta që goditën ShBA-në Qendrore

3 orë më parë
Gjukanoviq: Ulqini është thesar i pasurisë shekullore të kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme
RAJONI & BOTA

Gjukanoviq: Ulqini është thesar i pasurisë shekullore të kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme

5 orë më parë
Vuçiq: Rashiq dhe Jeremiq kanë bërë gjithçka që Kosova të fitojë një ulëse në OKB
RAJONI & BOTA

Vuçiq: Rashiq dhe Jeremiq kanë bërë gjithçka që Kosova të fitojë një ulëse në OKB

8 orë më parë
Brukseli fut në “listën e zezë” Serbinë, BE nxjerr të dhënat e bujshme për “Kalin e Trojës” që ka “instaluar” Putin në Beograd
RAJONI & BOTA

Brukseli fut në “listën e zezë” Serbinë, BE nxjerr të dhënat e bujshme për “Kalin e Trojës” që ka “instaluar” Putin në Beograd

8 orë më parë
Kosova.info - Nesër zgjedhjet parlamentare në Zvicër
RAJONI & BOTA

Kosova.info – Nesër zgjedhjet parlamentare në Zvicër

9 orë më parë
Halil Matoshi
Lajme

Halil Matoshi tregon arsyen pse nuk u bë kurrë politikan (VIDEO)

1 Prill, 2023

Analisti i çështjeve politike, Halil Matoshi ka qenë i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, në Klan Kosova ku...

Read more
halil matoshi

Halil Matoshi: Unë udhëtoj qe 40 vjet me autobus (VIDEO)

1 Prill, 2023
Vlojnë infeksionet brenda-spitalore në QKUK

Vlojnë infeksionet brenda-spitalore në QKUK

1 Prill, 2023
nagip arifi bujanoc

Nagip Arifi: Pa stabilitet në Luginë, s’mund të ketë as mes Kosovës e Serbisë

1 Prill, 2023
Tatimi në pronë, kërkohet plotësimi i projektligjit (VIDEO)

Tatimi në pronë, kërkohet plotësimi i projektligjit (VIDEO)

1 Prill, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.