Ish presidenti afgan, Ashraf Ghani, i ka kërkuar falje popullit të Afganistanit pasi iku për t’u strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Largimi nga Kabuli ishte vendimi më i vështirë i jetës sime, dhe më vjen keq që nuk mund të përfundonte ndryshe” tha ai.
Ghani shtoi se nuk kishte ndërmend të braktiste njerëzit e tij, por sipas tij kjo ishte mënyra e vetme. Ai gjithashtu mohoi përsëri akuzat se kishte udhëtuar në Emiratet e Bashkuara Arabe me rreth 169 milion dollarë. Në një postim në Twitter, ish presidenti, deklaroi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të largohej nga vendi në mënyrë që të shmangte dhunën e përhapur.
“Unë u largova me nxitjen e sigurimit të pallatit, që më këshilloi se do të rrezikohesha po të qëndroja ose po të nisja të njëjtat luftime në rrugë, që kishte pësuar qyteti gjatë luftës civile të viteve 1990,” shkroi ai, duke shtuar se e bëri këtë që të shpëtojë Kabulin dhe gjashtë milionë qytetarët e saj, raporton BBC, transmetn Klankosova.tv.
Ghani tutje shpjegoi se ndjente keqardhje të thellë që kapitulli i tij përfundoi, sipas tij, në tragjedi të ngjashme me paraardhësit e tij. Ashraf Ghani u largua papritur nga Afganistani ndërsa militantët talibanë përparuan në kryeqytet më 15 gusht.