Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Turqia dhe Azerbajxhani kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Turqia dhe Azerbajxhani kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake
Share on FacebookShare on Twitter

Turqia dhe Azerbajxhani kanë nisur stërvitje të përbashkëta ushtarake, teksa të dyja kombet tentojnë të rrisin bashkëpunimin në mbrojtje, pas luftës së vitit të kaluar kundër forcave armene për shkak të rajonit të Nagorno-Karabakut.

Stërvitjet e ashtuquajtura “Vëllazëria e palëkundur” do të zhvillohen nga 5 deri më 8 tetor, në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Bakusë dhe Teheranit, meqë Irani është duke kryer lojëra të rralla luftarake në kufi me Azerbajxhanin në ditët e fundit.

Azerbajxhani dhe Irani kanë pasur prej kohësh mospajtime për shkak të përkrahjes së Teheranit për Armeninë, mirëpo marrëdhëniet janë tensionuar muajin e kaluar, pas zhvillimit të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake në mes të trupave të Azerbajxhanit bashkë me trupat turke dhe ato pakistaneze.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, ka përkrahur Azerbajxhanin në konfliktin me forcat etnike armene në luftën e zhvilluar për gjashtë javë në vjeshtën e vitit të kaluar për rajonin e Nagorno-Karabakut.

Ky rajon është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë qysh në fillim të viteve 1990.

Rreth 6,000 njerëz janë vrarë në luftimet e vitit të kaluar, që kanë përfunduar me një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Moska.

Sipas marrëveshjes, një pjesë e Nagorno Karabakut dhe të shtatë rrethet përreth tij janë vendosur nën administrimin e Azerbajxhanit, pas gati 30 vjetësh nën kontrollin e forcave etnike armene.

Ministria turke e Mbrojtjes ka thënë se stërvitjet do të përfshijnë edhe avionë dhe dronë.

“Qëllimi i këtyre stërvitjeve është që të zhvillohet miqësia, bashkëpunimi dhe koordinimi në mes të forcave tokësore turke dhe azerbajxhanase, dhe këmbimi i përvojave për të përmirësuar ndërveprimin”, ka thënë mes tjerash kjo ministri.

Turqia dhe Azerbajxhani duke kryer stërvitje të përbashkëta në Konja të Turqisë, më herët gjatë këtij viti.

Turqia dhe Azerbajxhani duke kryer stërvitje të përbashkëta në Konja të Turqisë, më herët gjatë këtij viti

Lexo po ashtu

Scholz: Gjermania nuk do t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë
RAJONI & BOTA

Scholz: Gjermania nuk do t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë

16 minuta më parë
28 të vdekur nga një shpërthim në një xhami të Pakistanit
RAJONI & BOTA

28 të vdekur nga një shpërthim në një xhami të Pakistanit

2 orë më parë
Kompania ruse ofron shpërblime për ushtarët që shkatërrojnë tanket Leopard
RAJONI & BOTA

Kompania ruse ofron shpërblime për ushtarët që shkatërrojnë tanket Leopard

2 orë më parë
Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike
RAJONI & BOTA

Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

2 orë më parë
Boris Johnson: Putin më ka kërcënuar me vdekje
RAJONI & BOTA

Boris Johnson: Putin më ka kërcënuar me vdekje

4 orë më parë
"Jo të gjithë e mbështesin këtë luftë të çmendur": Jeta në një rajon të Rusisë
RAJONI & BOTA

“Jo të gjithë e mbështesin këtë luftë të çmendur”: Jeta në një rajon të Rusisë

5 orë më parë
Kusari-Lila: Asocacionin mund ta formojnë vetëm institucionet e Kosovës, askush tjetër!
Lajme

Kusari-Lila: Asocacionin mund ta formojnë vetëm institucionet e Kosovës, askush tjetër!

30 Janar, 2023

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit para gazetarëve ka thënë se...

Read more
Scholz: Gjermania nuk do t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë

Scholz: Gjermania nuk do t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë

30 Janar, 2023
Tahiri: Degradimi i raporteve me ShBA-në, rrugë pa krye në drejtim të gabuar historik për Kosovën

Tahiri thotë se në seancën e radhës do të kërkojnë shkarkimin e ministres Hajdari

30 Janar, 2023
Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti

Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti

30 Janar, 2023
Kuvendi sot mban seancën e radhës

Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë dy seanca gjatë kësaj jave

30 Janar, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.