Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Turqi, Revolta e nënave do të triumfojë ndaj PKK-së

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Turqi, Revolta e nënave do të triumfojë ndaj PKK-së
Share on FacebookShare on Twitter

Nënat e Diyarbakır-it që vazhdojnë të protestojnë duke qëndruar para ndërtesës së partisë HDP (Partia Demokratike e Popujve) për fëmijët e tyre të rrëmbyer në male, me rastin e 3-vjetorit të protestës së tyre zhvilluan një marshim të emërtuar “Ndal terrorizmit, mallkim PKK-së”, transmeton KosovaPost.

Familjet të cilat bëjnë përgjegjës partinë HDP për rrëmbimin e fëmijëve të tyre, vazhdojnë protestën duke qëndruar të ulur para selisë së HDP-së në qytetin Diyarbakır të Turqisë që nga data 3 shtator 2019. Familjet që tashmë kanë hyrë në vitin e 3-të të protestës së tyre, organizuan një marshim kundër terrorizmit.

Në marshim morën pjesë edhe ministrja për Familjen dhe Shërbimet Sociale, Derya Yanık, zv.ministri i Brendshëm, Muhterem İnce, guvernatori i qytetit Diyarbakır, Münir Karaloğlu, deputetët e AK Partisë për qytetin Diyarbakır, Mehdi Eker dhe Oya Eronat, kreu i partisë AK për qytetin Diyarbakır, Muhammet Şerif Aydın, kreu i sindikatës Memur Sen, Ali Yalçın si dhe përfaqësues të tjerë nga organizatat e shoqërisë civile. Nënat të cilat marshimin e tyre e filluan përpara ndërtesës së selisë së HDP-së, mbajtën në duar pankartat me mbishkrimet: “Mjaft tani, fjala u takon nënave”, “Nënat në ruajtje”, “Mjaft tani, lironi bijtë tanë”.

Po ashtu nënat duke mbajtur në duar flamuj turq dhe fotografitë e fëmijëve të tyre që u janë rrëmbyer, hodhën sloganet “Dëshmorët nuk vdesin, atdheu nuk ndahet”, “Revolta e nënave do të triumfojë ndaj PKK-së”, “Turqit dhe kurdët janë vëllezër, PKK-ja është tradhtare”, “Poshtë PKK”.

Marshimit i dhanë mbështetje edhe prindër të cilëve u janë rrëmbyer fëmijët nga shumë qytete të tjera të Turqisë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile si dhe qytetarët./AA

Lexo po ashtu

moti
Lajme

Parashikimi i motit për nesër, pritet të ketë reshje shiu

25 minuta më parë
Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)
Lajme

Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)

2 orë më parë
Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit
Lajme

Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

2 orë më parë
Lutfi Haziri
Lajme

Haziri: 2023-ta me marrëveshje të përkohshme dhe me krijim të Zajednicës plus

3 orë më parë
Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)
Lajme

Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

3 orë më parë
Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)
Lajme

Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)

3 orë më parë
moti
Lajme

Parashikimi i motit për nesër, pritet të ketë reshje shiu

20 Mars, 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me vranësira të dendura. Në njoftimin...

Read more
Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)

Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)

20 Mars, 2023
Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

20 Mars, 2023
Lutfi Haziri

Haziri: 2023-ta me marrëveshje të përkohshme dhe me krijim të Zajednicës plus

20 Mars, 2023
Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.