Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Totaj: Bashkë me qytetarët do ta ringris arsimin, shëndetësinë, ekonominë dhe do ta rindërtoj infrastrukturën

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Totaj: Bashkë me qytetarët do ta ringris arsimin, shëndetësinë, ekonominë dhe do ta rindërtoj infrastrukturën
Share on FacebookShare on Twitter
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj përmes një video-adresimi ka shpalosur programin e tij për katër vitet e ardhshme, për Prizrenin e zhvilluar, me infrastrukturë moderne, të gjelbër, digjital dhe destinacion.

Totaj tha se Prizreni gjatë katër viteve të fundit ka përjetuar vetëm stagnim e degradim, ku kryetari aktual qeverisi vetëm për një grusht të vogël të njerëzve përreth tij.

“Prizreni në këto 20 vite asnjëherë si sot nuk e ka ndjerë mungesën e dorës së komunës në rregullimin e infrastrukturës, në largimin e bërllogut, në mirëmbajtjen e rrugëve, në menaxhimin më të mirë të shkollave dhe qendrave të mjekësisë familje; në lirimin e hapësirave publike e hapjen e çerdheve të reja, e deri tek degradimi i qendrës historike e shumë fshatra të harruara të komunës tonë. Tepricë të buxhetit rreth 30 milionë euro dhe e vlerësuar nga shumë organizata për mungesë performance. Kurrfarë transperence në procesin e punësimit dhe të prokurimit. Plot drejtorë me aktakuza të cilat ende punojnë në komunë; dhe punësime me libreza partiake”, theksoi Totaj.

Duke thënë se e vetmja mënyrë për ta ndalur degradimin e mëtejmë të Prizrenit është zgjedhja e një kryetari që i shërben popullit, Totaj tha se prioriteti kryesor i qeverisjes së tij do të jetë investimi në arsim, nisur nga çerdhet e deri tek shkollimi mesëm.

“Siguri, digjitalizim të shkollave dhe çerdhe të reja do të thotë digjitalizimi i shkollave me nxënësin në qendër të programit, përzgjedhje meritore e mësimdhënësve në bashkëpunim me komunitetin dhe prindërit, rritje e cilësisë dhe sigurisë në shkolla, ndërtimi i pesë çerdhe me bazë në komunitet, si dhe rritje e numrit të bursave për nxënësit e shkëlqyeshëm. Po ashtu, ne duhet të investojmë në shëndetësinë primare efikase e të shpejtë për çdo familje ku përfshihen: programi “Mjek për çdo familje”, shërbime të shpejta mjekësore dhe aparatura të reja, ndërtimin e qendrave të mjekësisë familjare, si dhe bonuse 200 euro për nënat e reja pas lindjes”, tha ai.

Totaj u zotua se gjatë mandatit të tij, Prizreni do të ketë infrastrukturë moderne dhe parkingje për çdo familje dhe turist, do të krijohet një Fond i veçantë për ekonominë e qytetit dhe tërheqjen e investime të huaja, do të formohet Inkubatori “Hackerspace” për mbështetjen e talentëve të rinj në fushën e teknologjisë, do të mbillen mbi 10 mijë drunj të rinj, do të ndërtohen 50 kilometra shtigje për çiklizëm, do t’u ofrohen subvencione blegtorëve e bujqve, do të lansohet projekti i “10 fshatrave turistikë”, si dhe do të dyfishojë investimet në kulturë, rini dhe sport. 

“Të dashur qytetarë, po garoj për kryetar sepse besoj që Prizreni ka ende ditët më të mira para vetes. Ne bashkë do ta ringrisim arsimin, shëndetësinë, ekonominë dhe rindërtojmë infrastrukturën. Do të qeverisim bashkë në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse. Bashkë do të marrim çdo vendim. Do të japim gjithçka nga vetja, që ta bëjmë Prizrenin një vend për të jetuar, për të punuar dhe për ta shijuar. Zotohem para jush, bashkëqytetarë të mi se do të shërbej me nder e me përgjegjësi të madhe. Bashkë mund të bëjmë shumë për Prizrenin sepse jemi Bashkë për Prizrenin”, përfundoi Totaj. /Kosova.info/

Lexo po ashtu

Banorët e Gaziantepit: Fëmijët kanë frikë të qëndrojnë brenda, po flenë nëpër vetura në të ftohtë
RAJONI & BOTA

Banorët e Gaziantepit: Fëmijët kanë frikë të qëndrojnë brenda, po flenë nëpër vetura në të ftohtë

8 orë më parë
OBSH: Numri i viktimave në Turqi mund të arrijë në 20 mijë
RAJONI & BOTA

OBSH: Numri i viktimave në Turqi mund të arrijë në 20 mijë

8 orë më parë
Foshnja e lindur nën gërmadha të tërmetit, është në gjendje të mirë
RAJONI & BOTA

Foshnja e lindur nën gërmadha të tërmetit, është në gjendje të mirë

9 orë më parë
Tërmet në Shqipëri, banorët raportojnë lëkundje të forta
RAJONI & BOTA

Raportohen përsëri lëkundje të forta tërmeti në Turqi

9 orë më parë
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t'i jepen mbi 100 tanke Leopard 1
RAJONI & BOTA

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t’i jepen mbi 100 tanke Leopard 1

10 orë më parë
Zjarr në fabrikën amerikane të dronëve në Letoni
RAJONI & BOTA

Zjarr në fabrikën amerikane të dronëve në Letoni

11 orë më parë
​Sot ditë zie në Kosovë
Lajme

​Sot ditë zie në Kosovë

8 Shkurt, 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë vendim që dita e sotme të jetë ditë zie në Kosovë, si shenjë...

Read more
Moti sot, temperaturat deri në -11 gradë

Moti sot, temperaturat deri në -11 gradë

8 Shkurt, 2023
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800

8 Shkurt, 2023
Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

8 Shkurt, 2023
“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë

“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë

7 Shkurt, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.