Një tërmet 3.4 ballësh është ndjerë në Novi Pazar të Serbisë.
Sipas faqes që regjistron dridhjet e tokës, EMSC, dridhjet u ndien edhe në Mitrovicë të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Siç shkruan mediumi serb “Novosti”, qytetarët e Novi Pazarit thanë se panë llambadarët të shkundeshin, por se nuk kanë pas dëme materiale.