Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina KULTURË

Teknologjia që ndihmon në drejtshkrimin e gjuhës shqipe

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në KULTURË
A A
Teknologjia që ndihmon në drejtshkrimin e gjuhës shqipe
Share on FacebookShare on Twitter
Një i ri nga Kosova, po synon që përmes një aplikacioni të ndihmojë përdoruesit online të tij, të përmirësojnë drejtshkrimin e gjuhës shqipe prej tyre.

Derisa po kryente doktoratë në gjuhësi kompjuterike në Gjermani, Dalian Zogaj, kishte ndjekur rastësisht një seminar të gjuhëve të Ballkanit.

“Atë ditë fillova të kuptoj që për shqipen nuk kishte çfarë të flitej shumë. Shqipja ishte një ndër gjuhët me më së paku vegla dhe resurse në fushën e teknologjisë”, tregon ai.

Që nga ajo ditë, tre vite më parë, Daliani i dha mision vetes që të punonte në krijimin e një vegle/aplikacioni online që do të ndihmonte në drejtshkrimin e gjuhës.

Ai u këshillua me profesorë, literaturë dhe burime të tjera që do ta ndihmonin në këtë rrugëtim.

Shpesh thotë se pati telashe në sigurimin e këtyre burimeve sepse “ose nuk kishte ose ishin individuale dhe jo të qasshme për publik”.

Me t’u kthyer në Kosovë, Daliani nisi punën për aplikacionin e quajtur Drejtshkruaj.com.

Ky 32 vjeçar thotë se me këtë aplikacion, synon të shkojë përtej korrigjuesve ekzistues për gjuhën shqipe, me një mision të veçantë që të sugjerojë përdorimin e fjalëve shqipe, në vend të atyre të huaja në tekste.

“Arsyeja e vetme pse ne e quajmë veten shqiptarë i atribuohet një gjëje, një vlere, një thesari që ne mrekullisht kemi arritur ta ruajmë e që vendet përreth, siç e dimë, e kanë humbur ndër shekuj, e ajo është gjuha shqipe”, tha ai.

Daliani është duke punuar akoma në këtë aplikacion dhe planifikon ta lansojë deri në fund të vitit.

Aplikacioni pa pagesë deri në 350 fjalë

Mënyra se si aplikacioni Drejtshkruaj.com pritet të funksionojë, parasheh një formë të thjeshtë të përmirësimit të gabimeve.

Daliani thotë se pret që përdoruesit të kenë një limit të përdorimit falas në ditë, ndërsa përtej këtij limiti, pagesa do të jetë diku 3 deri 4 euro në muaj.

Një tekst i caktuar i shkruar në shqip, futet brenda kutisë në aplikacion. Sistemi më pas automatikisht i detekton gabimet drejtshkrimore.

Përveç kësaj, aplikacioni ofron mundësinë që të ofrojë si opsion një fjalë shqipe në vend të një fjale të huaj ose barbarizma.

Sipas Dalianit, ky aplikacion mund të jetë i dobishëm edhe për institucionet përveç se për përdoruesit e tjerë.

“Për secilin sistem ligjor, gjuha dhe mënyra se si përdoret gjuha është e domosdoshme. Të themi, në një vendim të gjykatës të thuash “dem” dhe “dëm”, nënkuptojnë gjëra të ndryshme”, thotë ai.

Ndihma për bizneset e të rinjve, thelbësore për sukses

Përveç problemeve logjistike, Daliani pati telashe dhe vështirësi gjatë punës në aplikacion, pasi kërkohen mjete financiare për krijimin e tij.

Ai thotë se gjatë punës së tij, nuk gjeti shumë përkrahje.

Megjithatë, ndihma që iu dha nga Qendra Inovative e Kosovës në Prishtinë, tanimë po i ndihmon shumë në vazhdimin e punës së tij.

Kjo qendër, atij ia dha në përdorim një zyrë si dhe mundësinë për përfitimin e granteve.

“Tani për tani jemi pesë vetë që po punojmë në këtë aplikacion. Qendra Inovative na ka ndihmuar më së tepërmi… na ka siguruar edhe mundësinë për promovimin e produktit”, tregon Daliani.

Por, biznesi i ri i Dalian Zogajt, është vetëm njëri ndër qindra që ndër vite është ndihmuar nga Qendra Inovative e Kosovës.

Uranik Begu, drejtor i kësaj qendre, tha se për nëntë vite punë, janë ndihmuar rreth 450 biznese të reja.

“Ajo që ne si ICK po mundohemi ta ofrojmë si shërbim, është që sidomos ekipeve të reja po mundohemi t’iu ofrojmë hapësirën e duhur, këshilldhënien, mirëpo edhe ndihmesën financiare përmes granteve, sigurisht ku ato nevojiten”, tha Begu.

Kosova përballet me migrimin të rinisë dhe shkallë të papunësisë brenda kësaj kategorie.

Organizata joqeveritare “Demokracia Plus”, në hulumtimin e quajtur “Kostoja e Emigrimit të të Rinjve” thekson se nga largimi i popullsisë, gjenerohet një humbje vjetore në produktin e brendshëm bruto, prej 519 milionë euro.

Sipas një studimi të fondacionit FES, papunësia e të rinjve në Kosovë është një problem i madh dhe “ndikimi i saj është shumëdimensional”.

Lexo po ashtu

Një piktore që kreativitetin e shpreh në çanta unike
KULTURË

Një piktore që kreativitetin e shpreh në çanta unike

2 ditë më parë
Doli nga shtypi libri “Gjon Marku në magjinë e shkrimit” i shkrimtarit të mirënjohur, Mikel Gojani
KULTURË

Doli nga shtypi libri “Gjon Marku në magjinë e shkrimit” i shkrimtarit të mirënjohur, Mikel Gojani

3 ditë më parë
Monumentet e kulturës, “viktimë” e motit të keq dhe mungesës së restaurimeve
KULTURË

Monumentet e kulturës, “viktimë” e motit të keq dhe mungesës së restaurimeve

4 ditë më parë
Arkivi i qytetit të Prishtinës shënoi 54 vjetorin e themelimit
KULTURË

Arkivi i qytetit të Prishtinës shënoi 54 vjetorin e themelimit

7 ditë më parë
Ministria e Kulturës e kujton Erin Godancin: Një prej DJ-ve më të njohur të Prishtinës
KULTURË

Ministria e Kulturës e kujton Erin Godancin: Një prej DJ-ve më të njohur të Prishtinës

3 javë më parë
Libri “STIS”, vëllim i mesazheve të shquara poetike!
KULTURË

Libri “STIS”, vëllim i mesazheve të shquara poetike!

3 javë më parë
Kusari-Lila: Asocacionin mund ta formojnë vetëm institucionet e Kosovës, askush tjetër!
Lajme

Kusari-Lila: Asocacionin mund ta formojnë vetëm institucionet e Kosovës, askush tjetër!

30 Janar, 2023

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit para gazetarëve ka thënë se...

Read more
Scholz: Gjermania nuk do t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë

Scholz: Gjermania nuk do t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë

30 Janar, 2023
Tahiri: Degradimi i raporteve me ShBA-në, rrugë pa krye në drejtim të gabuar historik për Kosovën

Tahiri thotë se në seancën e radhës do të kërkojnë shkarkimin e ministres Hajdari

30 Janar, 2023
Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti

Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti

30 Janar, 2023
Kuvendi sot mban seancën e radhës

Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë dy seanca gjatë kësaj jave

30 Janar, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.