Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Të vazhdohet moratoriumi i njohjeve (VIDEO)

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Të vazhdohet moratoriumi i njohjeve (VIDEO)
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë para skadimit të moratoriumit të vendosur para një viti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë inkurajuar palët ta shqyrtojnë mundësinë e vazhdimit të tij. Si arsye është përmendur rëndësia që dialogu i Brukselit të finalizohet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqendruar në njohjen reciproke. Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar nëse do të përfillet ky sugjerim i amerikanëve.

Departamenti i Shtetit Amerikan ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë me moratoriumin mbi çështjet e njohjes dhe aplikimeve në organizata ndërkombëtare për shkak të ndërlikimeve eventuale në procesin e dialogut. Kështu kanë thënë për Klan Kosova zyrtarë të Departamentit Amerikan, në prag të njëvjetorit të Marrëveshjes së Washingtonit.

“Për të mbështetur suksesin e dialogut dhe përpjekjet e tjera, ne inkurajojmë të dyja palët që të ruajnë moratoriumet e tyre në çështjet e njohjes që ndërlikojnë përparimin në fushat teknike. Ne po vazhdojmë të punojmë me Kosovën dhe Serbinë për të zbatuar angazhimet e tyre në mbështetje të qëllimit të normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin punën drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe detyruese të normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, e përqendruar në njohjen reciproke, e cila hedh themelet për bashkëpunim dhe prosperitet të qëndrueshëm”, thuhet në përgjigjjen e zëdhënësit në DASH Ned Price.

SHBA-ja ka ofruar mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen sërish në këtë proces. Po ashtu, është kërkuar të respektohen me mirëbesim angazhimet që kanë arritur në Washington vitin e kaluar.

Kryeministri aktual Albin Kurti krejt kohën ka shprehur dyshime për ujdinë e arritur në Zyrën Ovale më 4 Shtator 2020. Sipas Kurtit, pika më e vlefshme e atij dokumenti është ajo për njohje të ndërsjellë Kosovë Izrael që ndodhi më 1 shkurt të këtij viti.

Marrëveshjen e Uashingtonit para një viti e firmosën në dokumente të ndara për Kosovën kryeministri Avdullah Hoti e për Serbinë presidenti Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i atëhershëm amerikan Donald Trump ishte ndërmjetësues.

Lexo po ashtu

Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit
Lajme

Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

5 minuta më parë
Lutfi Haziri
Lajme

Haziri: 2023-ta me marrëveshje të përkohshme dhe me krijim të Zajednicës plus

14 minuta më parë
Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)
Lajme

Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

23 minuta më parë
Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)
Lajme

Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)

33 minuta më parë
Me e pa nënshkrim, ujdia në Ohër obliguese (VIDEO)
Lajme

Me e pa nënshkrim, ujdia në Ohër obliguese (VIDEO)

41 minuta më parë
Flet Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog
Lajme

Flet Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog

1 orë më parë
Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit
Lajme

Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

20 Mars, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, sot e ka dënuar moslejimin për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të ministrit...

Read more
Lutfi Haziri

Haziri: 2023-ta me marrëveshje të përkohshme dhe me krijim të Zajednicës plus

20 Mars, 2023
Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

20 Mars, 2023
Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)

Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)

20 Mars, 2023
Me e pa nënshkrim, ujdia në Ohër obliguese (VIDEO)

Me e pa nënshkrim, ujdia në Ohër obliguese (VIDEO)

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.