Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Talibanët “po largojnë” militantët ujgurë nga kufiri Afganistan-Kinë

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Talibanët “po largojnë” militantët ujgurë nga kufiri Afganistan-Kinë
Share on FacebookShare on Twitter
Talibanët kanë larguar militantët ujgurë nga zonat afër kufirit të Afganistanit me Kinën, i kanë thënë disa burime nga ky rajon Radios Evropa e Lirë, hap që analistët e shohin si rritje të koordinimit në mes të Pekinit dhe grupit militant afgan.

Luftëtarët ujgurë që janë zhvendosur brena Afganistanit, besohet se janë anëtarë të Partisë Islamike të Turkestanit (TIP) – grup ekstremist ujgur që Pekini e fajëson për trazira në provincën e tij perëndimore Ksinjiang dhe i referohet me emrin paraprak, Lëvizja Islamike e Turkestanit Lindor (ETIM).

Talibanët u kanë lejuar grupeve ujgure që të operojnë në Afganistan sa kanë qenë në pushtet në vitet 1990 dhe besohet se ende kanë lidhje me ta.

Kina ka kërkuar që talibanët të shkëpusin lidhjet me militantët.

Analistët kanë thënë se veprimet e talibanëve përbëjnë hap të ri në lidhjet me Pekinin, duke shënuar herën e parë që militantët talibanë kanë ndërmarrë veprime në terren për të ulur frikën e Kinës për siguri, prej kur ata kanë marrë pushtetin në Afganistan në muajin gusht.

“Kjo është ajo që do Kina dhe ajo çfarë talibanëve u duhet në mënyrë që të inkurajojnë bashkëpunim më të thellë me Pekinin”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Bradley Jardine, hulumtues në Institutin Kissinger në kuadër të Qendrës Wilson, me fokus në Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.

“Pyetja e vërtetë është nëse ata mund ta ndjekin hapin”.

Militantët e Partisë Islamike të Turkestanit (TIP) kanë qenë të pozicionuar në Badakhshan, provincë në verilindje të Afganistanit, përgjatë kufirit prej 76 kilometrash me Kinën dhe prej atëherë janë bartur në zona tjera, përfshirë provincën lindore Nangarhar, ka thënë për Radion Evropa e Lirë (REL) një ish-ushtar afgan që ka njohuri për këto zhvillime.

Ende nuk është bërë e qartë nëse talibanët do të dërgojnë këta luftëtarë te autoritetet kineze, ka thënë për REL-in një zyrtar kufitar i Taxhikistanit, i cili ka folur në kushte anonimiteti, pasi nuk ka qenë i autorizuar të flasë për mediat.

Pekini dhe talibanët

Kina ka pasur marrëdhënie pune pragmatike dhe nganjëherë të tensionuar me talibanët përgjatë dekadave, e cila është përqendruar në antiterrorizëm.

Para rënies së Qeverisë afgane të përkrahur nga Perëndimi, Pekini ka pasur lidhje të ngushta edhe me Kabulin dhe forcat afgane i kanë ndihmuar që të vëzhgojë dhe të shënjestrojë grupet militante ujgure me kërkesë të Kinës.

Prej kur talibanët kanë marrë kontrollin në Afganistan më 15 gusht, Pekini ka synuar që të forcojë lidhjet me ta, duke premtuar mbështetje ekonomike dhe zhvillimore në këmbim për vëmendje ndaj shqetësimeve kineze për sigurinë, sidomos vëzhgimin dhe mohimin e strehimit të ndonjë grupi ujgur në Afganistan.

Qeveria e re e talibanëve i ka kërkuar Kinës partneritet të ngushtë dhe ka bërë përpjekje për marrëdhënie më të ngushta me Pekinin.

Ndonëse zhvendosja e luftëtarëve ujgurë përbën një hap të konsiderueshëm në lidhjet mes Pekinit dhe talibanëve, analistët thonë se grupi është duke synuar rritje më të madhe të partneritetit.

Gjatë regjimit të talibanëve në periudhën 1996-2001, ky grup ka zhvendosur militantë ujgurë nga rajonet kufitare në disa pjesë tjera të Afganistanit për të qetësuar shqetësimet e autoriteteve kineze, mirëpo më pas nuk i ka dorëzuar ata luftëtarë të autoritetet kineze, gjë që ka tensionuar lidhjet në mes të Pekinit dhe talibanëve.

Andrew Small, analist në Fondacionit Gjerman Marshall në Berlin, i cili analizon aktivitetin kinez në Azinë Jugore, ka thënë për Radion Evropa e lirë se talibanët mund të kërkojnë ripërsëritjen e asaj strategjie.

“Kjo gjë është në përputhje me atë që ka ndodhur në kohën sa ata kanë qenë në pushtet në të kaluarën,” ka thënë Small.

“Talibanët kanë kërkuar të shmangin turpin me Kinën, si rezultat i ndonjë aktiviteti militant të ujgurëve, mirëpo do të ishte një çështje krejt tjetër nëse ata do t’i dorëzonin ata në të vërtetë”.

Shqetësimet kineze

Talibanët kanë pretenduar në muajin shtator se militantët ujgurë nuk kanë operuar në Afganistan, mirëpo, zhvendosja e luftëtarëve flet për prezencën e tyre në shtetin e shkatërruar nga lufta.

Politikbërësit kinezë janë shqetësuar tash e një kohë se Afganistani mund të bëhet bazë për grupet ujgure, të cilat kanë tentuar tash e sa vjet të bëjnë përpjekje për Ksinjiang të pavaruar, të cilit i referohen si Turkestan Lindor.

Gjatë një takimi me talibanët në muajin korrik në Kinë, ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, ka kërkuar që grupi të shkëpusë çfarëdo lidhje me militantët.

Kina ka cituar shqetësimet për terrorizëm për një nga politikat më kontroverse të presidentit kinez, Xi Jinping: një kamp përqendrimi në të cilin janë mbledhur mbi 1 milion ujgurë, kazakë, kirgizë dhe minoritete tjera myslimane prej vitit 2017.

Minoritetet tjera myslimane përbëjnë shumicën e popullsisë në Ksinjiang dhe autoritetet kineze kanë dyshuar tash e sa kohë për besnikërinë e tyre.

Pjesa kufitare në kufi me Azinë Qendrore ka qenë skenë e sulmeve terroriste për të cilat Pekini ka fajësuar TIP apo pasardhësen e saj ETIM.

Kundërterrorizmi dhe shqetësimet për radikalizëm kanë qenë në qendër të arsyeve të Partisë Komuniste Kineze për shtypjen që ka bërë në Ksinjiang dhe për krijim të kampeve, është thënë në disa dokumente që ka siguruar e përditshmja amerikane The New York Times më 2019.

Pamje e marrë nga një video e siguruar nga IntelCenter është pjesë e një videoje të lëshuar më 2008 nga Partia Islamike Turkistane me emër "Xhihadi ynë në Yannan". Sipas IntelCenter, në video shfaqet një komandant i këtij grupi duke bërë kërcënime për Lojërat Olimpike të mbajtura në Kinë.
Pamje e marrë nga një video e siguruar nga IntelCenter është pjesë e një videoje të lëshuar më 2008 nga Partia Islamike Turkistane me emër “Xhihadi ynë në Yannan”. Sipas IntelCenter, në video shfaqet një komandant i këtij grupi duke bërë kërcënime për Lojërat Olimpike të mbajtura në Kinë.

Mirëpo shkalla e kërcënimit që mund të përbëjnë grupet militante ujgure nuk dihet saktë, pasi shumë analistë kanë thënë se grupi ka mungesë të koordinimit dhe kapacitetit për të kryer sulme të mëdha.

Më 2020, Uashingtoni ka larguar Lëvizjen Islamike të Turkestanit Lindor (ETIM), nga lista e grupeve terroriste, duke thënë se nuk ka të dhënë “kredibile” se grupi ekziston ende.

Mirëpo një raport i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga viti 2020 ka thënë se qindra luftëtarë ujgurë besohet se janë në Afganistan.

Pekini dhe OKB-ja ende e konsiderojnë këtë grup si terrorist.

Shqetësimet e ujgurëve

Koordinimi i shpejtë në mes të talibanëve dhe Kinës pritet të përhapë frikë në mesin e popullsisë së gjerë ujgure në Afganistan.

Shumë ujgurë të Afganistanit – vlerësohet se janë mbi 2,000 – janë afganë të gjeneratës së dytë, prindërit e të cilëve e kanë lënë Kinën disa dekada më parë.

Ndërkohë që Pekini dhe talibanët forcojnë lidhjet, shumë persona brenda komunitetit frikësohen se mund të jenë viktima të shtypjes në rritje të Kinës ndaj ujgurëve.

Pekini ka për qëllim të censurojë dhe të trembë aktivistët ujgurë dhe në disa raste t’i ekstradojë ata sërish në Ksinjiang.

Katër ujgurë etnikë nga Afganistani që kanë folur për Radion Evropa e Lirë në kushtet anonimiteti për frikën e ndëshkimeve të talibanëve, kanë thënë se janë të shqetësuar se mund të dëbohen në Kinë, në kohën sa talibanët janë në pushtet.

Frika e tyre është se në shumë nga letërnjoftimet e tyre afgane, të cilat janë parë nga Radio Evropa e Lirë, përmendet emri “ujgur” ose “refugjat kinez”, duke i bërë më të lehtë për t’u veçuar.

Ndonëse ende nuk ka shenja se talibanët planifikojnë të shënjestrojnë gjithë komunitetin e ujgurëve në Afganistan, receta për përshkallëzim ekziston, kanë thënë analistët.

“Rreziku nga situata afgane është se sa e lehtë është që të etiketosh ujgurët si militantë kur nuk është kështu,” ka thënë Jardine.

“Kina ka abuzuar me këtë përcaktim në të kaluarën dhe nëse nuk ka përgjegjësi, është e vështirë të dihet se kush është militant i vërtetë.” /rel/

Lexo po ashtu

Kanadaja mban fjalën, fillon dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë
RAJONI & BOTA

Kanadaja mban fjalën, fillon dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë

1 orë më parë
Truss: Nuk më është dhënë kurrë mundësi reale për të miratuar ulje taksash
RAJONI & BOTA

Truss: Nuk më është dhënë kurrë mundësi reale për të miratuar ulje taksash

2 orë më parë
Shkupi gjobit me para dhe ua ndalon hyrjen bullgarëve që nxitën incidente në kufi
RAJONI & BOTA

Shkupi gjobit me para dhe ua ndalon hyrjen bullgarëve që nxitën incidente në kufi

2 orë më parë
Ukraina pretendon se 130.000 pjesëtarë të ushtrisë ruse kanë vdekur në luftë
RAJONI & BOTA

Ukraina pretendon se 130.000 pjesëtarë të ushtrisë ruse kanë vdekur në luftë

3 orë më parë
Scholz kujton përgjegjësinë e Gjermanisë për Holokaustin
RAJONI & BOTA

Scholz: Putin nuk më ka kërcënuar as mua, as Gjermaninë

4 orë më parë
Shtatëvjeçarja ukrainase që pikturon rrugëtimin e saj në luftë
RAJONI & BOTA

Shtatëvjeçarja ukrainase që pikturon rrugëtimin e saj në luftë

4 orë më parë
Tahiri: Mbi 80 për qind e investimit në Trust ka humbur për vitin 2022, kryeministër a keni fije turpi
EKONOMI

Tahiri: Mbi 80 për qind e investimit në Trust ka humbur për vitin 2022, kryeministër a keni fije turpi

5 Shkurt, 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka publikuar disa shifra për pasqyrat e Fondit...

Read more
Ukraina thotë se nuk do ta godasë territorin rus me raketa të reja

Ukraina thotë se nuk do ta godasë territorin rus me raketa të reja

5 Shkurt, 2023
Moti në dy ditët e ardhshme

Java që vjen më e ftohta deri më tani e këtij dimri, do të ketë ngrica

5 Shkurt, 2023
Erërat e forta parashihet të vazhdojnë deri nesër

Erërat e forta parashihet të vazhdojnë deri nesër

5 Shkurt, 2023
Hyseni për VV-në: E keqja vetëm sa vjen e trashet nëse nuk i ndërpritet rruga me kohë

Hyseni për VV-në: E keqja vetëm sa vjen e trashet nëse nuk i ndërpritet rruga me kohë

5 Shkurt, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.