Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Talebanët nuk e përjashtojnë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Talebanët nuk e përjashtojnë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë kryengritjes së tyre dy-dekadëshe, talebanët sulmuan zgjedhjet demokratike, duke i përshkruar ato si jo-islamike dhe shpesh sulmonin punonjësit e zgjedhjeve dhe tubimet e fushatave zgjedhore në Afganistan.

Por, një zëdhënës i lartë i talebanëve tani thotë se grupi nuk po përjashton mbajtjen e zgjedhjeve ndërsa po lëviz drejt krijimit të një qeverie të përhershme të bazuar në ligjin islamik (sheriatin).

Në një intervistë me Shërbimin Urdu të Zërit të Amerikës, Suhail Shaheen, zëdhënësi kryesor i zyrës politike të talebanëve në Doha të Katarit, tha se çështja do të përcaktohet në të ardhmen gjatë diskutimit për hartimin e një kushtetute.

Suhail Shaheen
Suhail Shaheen

“Le të presim për çështjen nëse do të ketë zgjedhje apo jo”, tha Shaheen. “Ne kemi plane për hartimin e një kushtetute në të ardhmen, kështu që ne do ta diskutojmë këtë në të ardhmen kur të hartojmë kushtetutën, jo tani.”

Ebrahim Raisi
Ebrahim Raisi

Komentet e zotit Shaheen erdhën në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me thirrjen e fundit të Presidentit iranian Ebrahim Raisi për zgjedhje në Afganistan për të përcaktuar të ardhmen e vendit. Mbajtja e zgjedhjeve ka qenë një shqetësim i madh për shumë pakica etnike dhe grupe anti-talebane në vend.

Në një konferencë shtypi të martën në Kabul, Ministri i Jashtëm i talebanëve në detyrë, Amir Khan Mutaqi, shmangu një pyetjeje në lidhje me zgjedhjet, duke thënë se vendet e huaja nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të Afganistanit.

Forcat talebane morën pushtetin më 15 gusht pasi Presidenti i atëhershëm Ashraf Ghani u largua nga vendi, duke shkaktuar rënien e qeverisë së tij dhe evakuimin e më shumë se 100,000 civilëve afganë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Hassan Akhund
Hassan Akhund

Javën e kaluar, talebanët shpallën një qeveri kalimtare të përbërë kryesisht nga anëtarë të grupeve të linjës së ashpër, duke emëruar Mohammad Hassan Akhundin si kryeministër të përkohshëm. Akhund dhe disa anëtarë të tjerë të qeveridë talebane janë në listën e personave ndaj të cilëve Organizata e Kombeve të Bashkuara ka vendosur sanksione.

Në përbërjen e qeverisë mungojnë pakicat etnike dhe gratë që kanë shërbyer në parlament ose kanë mbajtur poste të larta qeveritare në 20 vitet e fundit të demokracisë në vend.

Por talebanët kanë theksuar se emërimet nuk janë të përhershme, duke lënë të kuptohet se gratë do të lejoheshin të shërbenin në qeveri, edhe pse jo në postet ministrore.

“Udhëheqja jonë duhej të emëronte disa ministra në mënyrë që ata të rikthejnë aktivitetin ekonomik në vend dhe të ofrojnë shërbimet thelbësore për njerëzit”, tha Shaheen. “Por, ky kabinet qeveritar nuk është i plotë dhe i përhershëm.”

Edhe pse Kushtetuta e Afganistanit e vitit 2004 thoshte se asnjë ligj nuk do të duhet të binte ndesh me Sheriatin, talebanët kanë thënë se duan ta ndryshojnë atë për ta vënë në përputhje me ligjin islam.

Talebanët nuk organizuan asnjëherë zgjedhje gjatë sundimit të tyre në Afgansitan nga viti 1996 deri në vitin 2001.

Gjatë kryengritjes së tyre, ata u akuzuan për përdorimin e dhunës për të dëmtuar zgjedhjet, duke i parë ato si një traditë perëndimore që është në kundërshtim me fenë islame. Sipas organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Human Rights Watch”, në vitin 2019, militantët sulmuan tubime politike dhe aktivitete të tjera të lidhura me zgjedhjet, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra civilë.

Në mars, talebanët hodhën poshtë një propozim nga Presidenti i arëhershëm Ashraf Ghani për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, duke këmbëngulur që ai të jepte dorëheqjen si pjesë e një transferimi paqësor të pushtetit.

Lexo po ashtu

Kanadaja mban fjalën, fillon dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë
RAJONI & BOTA

Kanadaja mban fjalën, fillon dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë

52 minuta më parë
Truss: Nuk më është dhënë kurrë mundësi reale për të miratuar ulje taksash
RAJONI & BOTA

Truss: Nuk më është dhënë kurrë mundësi reale për të miratuar ulje taksash

1 orë më parë
Shkupi gjobit me para dhe ua ndalon hyrjen bullgarëve që nxitën incidente në kufi
RAJONI & BOTA

Shkupi gjobit me para dhe ua ndalon hyrjen bullgarëve që nxitën incidente në kufi

1 orë më parë
Ukraina pretendon se 130.000 pjesëtarë të ushtrisë ruse kanë vdekur në luftë
RAJONI & BOTA

Ukraina pretendon se 130.000 pjesëtarë të ushtrisë ruse kanë vdekur në luftë

2 orë më parë
Scholz kujton përgjegjësinë e Gjermanisë për Holokaustin
RAJONI & BOTA

Scholz: Putin nuk më ka kërcënuar as mua, as Gjermaninë

3 orë më parë
Shtatëvjeçarja ukrainase që pikturon rrugëtimin e saj në luftë
RAJONI & BOTA

Shtatëvjeçarja ukrainase që pikturon rrugëtimin e saj në luftë

3 orë më parë
Moti në dy ditët e ardhshme
Lajme

Java që vjen më e ftohta deri më tani e këtij dimri, do të ketë ngrica

5 Shkurt, 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme të jetë java më e ftohët deri më tani e...

Read more
Erërat e forta parashihet të vazhdojnë deri nesër

Erërat e forta parashihet të vazhdojnë deri nesër

5 Shkurt, 2023
Hyseni për VV-në: E keqja vetëm sa vjen e trashet nëse nuk i ndërpritet rruga me kohë

Hyseni për VV-në: E keqja vetëm sa vjen e trashet nëse nuk i ndërpritet rruga me kohë

5 Shkurt, 2023
Kanadaja mban fjalën, fillon dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë

Kanadaja mban fjalën, fillon dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë

5 Shkurt, 2023
Kushtet atmosferike “paralizojnë” lundrimin detar në Vlorë (VIDEO)

Kushtet atmosferike “paralizojnë” lundrimin detar në Vlorë (VIDEO)

5 Shkurt, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.