Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina EKONOMI

Tahiri: Rama po i kontribuon krijimit të Serbisë së Madhe dhe destabilitet në Ballkan

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në EKONOMI
A A
Tahiri: Rama po i kontribuon krijimit të Serbisë së Madhe dhe destabilitet në Ballkan
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama se po kontribuon për krijimin e Serbisë së Madhe me iniciativën e Ballkanit të Hapur.

Tahiri, që ka qenë edhe zëvendëskryeministre e Kosovës, ka kritikuar edhe BE-në që nuk po përshpejton integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa zgjidhjen e sheh te SHBA, pasi Kosova dhe Shqipëria nuk mund t’ i përballojnë të vetme presionet.

Sipas saj duhen konsulta strategjike gjithë shqiptare që të mos lejohen gabimet që po bën Shqipëria zyrtare në këto kohë.

Për Tahirin Ballkani i hapur është për hegjemoninë serbe në Ballkan me ndihmën e Rusisë, e cila sipas saj po mbështet Serbinë edhe për destabilizimin e Bosnjës, ku tensionet janë në pikën e vlimit me rrezik të shpërthimit të konflikteve.

“Prej dy vjetësh kjo iniciativë po ecën në mënyrë të reduktuar dhe me shumë kundërshti. Dhe sot nuk ka pasur gjëra të reja përveç vlerave të Ballkanit përmes nismave të reja rajonale që janë nën ombrellën e BE. Ballkanin e hapur e shoh si një përpjekje për të krijuar një neo-Jugosllavi, por po shoh që Ballkani i Hapur duhet të ndërrojë emrin dhe të jetë Ballkani i Hapur për hegjemoni serbe në Ballkan me ndihmën e Rusisë. Ky takim i treshes për t’ i krijuar idenë që janë bashkëpunues dhe brengosen për rajonin. Serbia nga ana tjetër e mbështetur nga Rusia po destabilizon Bosnjën, tensionet janë në pikën e vlimit me rrezik të shpërthimit të konflikteve”, ka thënë Tahiri.

Tahiri thotë se nisma e Ballkanit të Hapur do të dështojë dhe paralajmëroi se Rama dhe Vuçiq do të mbajnë përgjegjësi për të këqijat që e presin Ballkanin.

“Pak më herët vendosi ushtrinë pranë kufi me Kosovën dhe habitem që Rama shkon në Beograd pa i thënë Serbisë largo ushtrinë nga kufiri me Kosovën. Ballkani Hapur jo vetëm do të dështojë, por po i shërben Serbisë për të krijuar për Serbinë e Madhe dhe do të jenë përgjegjësi për të këqijat që e presin Ballkanin. Është rikthyer retorika e Milosheviqit që të gjithë serbët të jenë nën një shtet dhe të mbrohen dhe këto skenarë po lejohen”.

Shpresën për të ndaluar Serbinë dhe Rusinë në Ballkan, Tahiri e shikon te SHBA, pasi BE thekson ajo nuk ka strategji të shpejtë për integrimin e vendeve të Ballkanit.
“BE po lë vakum në Ballkan duke mos patur strategji të zgjerimit për të përshpejtuar integrimin e 6 vendeve të Ballkanit. Me ardhjen e Biden ka shpresë për rikthim të SHBA në Ballkan dhe që do të kenë fuqi për ta ndalur turin e Serbisë e Rusisë në Ballkan. Shqipëria dhe Kosova nuk mund t’i përballojnë këto presione”.

Duke e konsideruar, Ramën fatkeqësi të shqiptarëve, Tahiri thekson se duhet një konsultë gjithë shqiptare për të mos lejuar gabimet që po bën Shqipëria zyrtare në këto kohë, në lidhje me këtë nismë.

“Fatkeqësia jonë është vetë kryeministri i Shqipërisë, nuk është i ndërgjegjshëm që po kontribuon për krijimin e Serbisë së madhe. E provuan këta në 2018- 2019 për krijimin e Serbisë së Madhe nga Kosova me idenë e shkëmbimit të territoreve, tani Serbia doli në Bosnje dhe tani është alarm për ndërkombëtarët, por edhe ne shqiptarët duhet të kemi konsultë gjithë shqiptare për konsulta strategjike dhe mos lejojmë gabimet që po bën Shqipëria zyrtare në këto kohë”, ka thënë Tahiri.

Lexo po ashtu

Peci: 2023, viti më i suksesshëm i sektorit të bujqësisë që nga paslufta
EKONOMI

Peci: 2023, viti më i suksesshëm i sektorit të bujqësisë që nga paslufta

1 ditë më parë
ATK ka vazhduar me kontrollimin e klubeve të natës dhe restoranteve, 209 gjoba për sektorin e gastronomisë
EKONOMI

ATK plotëson/ndryshon Procedurat e Rimbursimit

2 ditë më parë
BQK: Asetet në muajin gusht shënojnë rritje për 76.6 milionë euro
EKONOMI

BQK: Asetet në muajin gusht shënojnë rritje për 76.6 milionë euro

2 ditë më parë
Lansohet Programi për Reforma në Ekonomi 2024-2026
EKONOMI

Lansohet Programi për Reforma në Ekonomi 2024-2026

4 ditë më parë
Instituti GAP përmes grafike paraqet komunat në Kosovë që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat
EKONOMI

Instituti GAP përmes grafike paraqet komunat në Kosovë që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat

5 ditë më parë
Si e humbi shkëlqimin ekonomia "e artë" gjermane
EKONOMI

Si e humbi shkëlqimin ekonomia “e artë” gjermane

5 ditë më parë
Lajme

Mbështetja e qeverisë, 50 mijë euro për familjen e heroit Afrim Bunjaku (VIDEO)

27 Shtator, 2023

Heshtja njëminutëshe e pushtetarëve, ishte për të nderuar heroin më të ri të Republikës. Kur ata nisën punën në mbledhjen...

Read more

Fati i municionit: Kush i merr dhuratë armët “terroriste”? (VIDEO)

27 Shtator, 2023
Petar Petkoviq

Petkoviq mohon se Radojiçiq ishte i vendosur në spitalin ushtarak në Beograd

27 Shtator, 2023
Kisha Ortodokse Serbe del me deklaratë për sulmin terrorist në Banjskë

Kisha Ortodokse Serbe del me deklaratë për sulmin terrorist në Banjskë

27 Shtator, 2023
Qeni K

Njësiti K9 pranon donacion disa pajisje, Rohde: Gjermania partner i fortë për policinë e Kosovës

27 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.