Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Ta shkurtojmë kohëzgjatjen e fushatës konvencionale

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Ta shkurtojmë kohëzgjatjen e fushatës konvencionale
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka kthyer përgjigje kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku i cili sot gjatë ditës përmes një letre ka propozuar që fushata zgjedhore prej 30 ditësh të shkurtohet në 10 ditë.

“Kjo tragjedi që po kushton me dhjetëra jetë të humbura të qytetarëve të Republikës së Kosovës për çdo ditë, na ka vënë e duhet të na vejë të gjithëve në lëvizje, duke parë përtej dallimeve politike, me qëllim që secili nga ne të përpiqemi të kontribuojmë në tejkalimin e kësaj situate të rëndë. Aq më tepër, situata na ndërgjegjëson që të përpiqemi të kontribuojmë në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejmë të kësaj gjendjeje”, ka shkruar Krasniqi në letrën që ia ka kthyer Abdixhikut.

Krasniqi po ashtu ka thënë se PDK-ja konsideron se shëndeti i qytetarëve të Kosovës është prioritet themelor i cili duhet të mbrohet dhe të sigurohet para çdo agjende tjetër.

“Në vijim të letrës suaj, Partia Demokratike e Kosovës ndanë mendimin se, ndonëse është jashtëzakonisht vitale për demokracinë tonë që të sigurojmë mbarëvajtjen e zgjedhjeve në kohën e përcaktuar, si dhe nën masa që garantojnë transparencë të plotë dhe mundësi për pjesëmarrje aktive të qytetarëve në procesin e votimit, kjo duhet të bëhet në mënyrë të sigurt dhe duke garantuar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Andaj, ne mendojmë se kohëzgjatja e fushatës konvencionale, që nënkupton takimet dhe tubimet që kërkojnë prezencën fizike të kandidatëve dhe qytetarëve, duhet të shkurtohet”.

Lexo po ashtu

Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën
Lajme

Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën

3 minuta më parë
moti
Lajme

Edhe sot diell e shi në Kosovë

13 minuta më parë
Etiopia
Lajme

Etiopia hedh poshtë akuzat për ‘spastrim etnik’ në Tigrayn perëndimor

7 orë më parë
Rishi Sunak
Lajme

Shkatërrimi i digës në Ukrainë, Sunak: Të tmerrshme e të gabuara sulmet ndaj infrastrukturës civile

7 orë më parë
Arbana Xharra
Lajme

Xharra për situatën në veri: Kurti i di shumë mirë pasojat politike që mund t’i ketë (VIDEO)

8 orë më parë
aksident FOTO ILUSTRIM
Lajme

Aksidenti në Polac të Skenderajt, vdes 33-vjeçari

8 orë më parë
Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën
Lajme

Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën

7 Qershor, 2023

Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë nënkryetari i Federatës së Mësuesve të shtetit amerikan Illionis, Dan Montgomery. Stacioni...

Read more
moti

Edhe sot diell e shi në Kosovë

7 Qershor, 2023
Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës

Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës

6 Qershor, 2023
Etiopia

Etiopia hedh poshtë akuzat për ‘spastrim etnik’ në Tigrayn perëndimor

6 Qershor, 2023
Rishi Sunak

Shkatërrimi i digës në Ukrainë, Sunak: Të tmerrshme e të gabuara sulmet ndaj infrastrukturës civile

6 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.