Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, ka thënë se nuk do të rikandidojë për pozitën e kryetarit të partisë këtë muaj, duke nënkuptuar fundin e mandatit të tij.
Lajmin se Suga nuk do t’i hyjë garës më e ka dhënë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Liberale.
“Sot në një takim ekzekutiv, Suga tha se është i fokusuar në përpjekjet e tij rreth masave anti koronavirusit dhe nuk do të rikandidojë për kryetar”, ka thënë ai, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Sinqerisht, jam i befasuar. Kjo është për keqardhje. Ai dha më të mirën, por që pas një shqyrtimi, mori këtë vendim”.
Suga pozitën e kryeministrit e ka marrë vetëm një vit më parë pas dorëheqjes së Shinzo Abe.