Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Studimi: 19 mijë vdekje në tri vitet e fundit në Europë janë shkaktuar prej ndotjes nga termocentralet e Ballkanit

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Studimi: 19 mijë vdekje në tri vitet e fundit në Europë janë shkaktuar prej ndotjes nga termocentralet e Ballkanit
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 19 mijë vdekje të regjistruara në Europë në tre vitet e fundit e kanë origjinën te ndotja që shkaktojnë termocentralet me qymyr në vendet e Ballkanit Perëndimor. Shifra del në një raport të hartuar nga CEE Bankwatch Network dhe Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër.

Gjysma e këtyre vdekjeve kanë ndodhur në vendet e Bashkimit Evropian që përfshijnë Italinë, Rumaninë dhe Hungarinë. Ndotja vjen nga termocentralet që tejkalojnë kufijtë e lejueshëm të ndotjes, ose kufijtë e orëve të punës, në Serbi, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Autorët argumentojnë se së bashku me kostot e shëndetit, BE gjithashtu mban “një pjesë të përgjegjësisë”, pasi është një importues neto i energjisë elektrike nga ky rajon.

Prodhimi i energjisë elektrike në këto impiante mund të jetë jashtëzakonisht i rëndë ndotës. Sipas raportit, prodhimi i energjisë në këto vende është rreth 300 herë më intensiv me SO2 sesa në BE.

SO2, ose dioksidi i squfurit, është një ndotës i ajrit me impakt të madh negativ në shëndetin e njeriut.

Energjia elektrike nga Ballkani Perëndimor përbën vetëm 0.3 përqind të konsumit të energjisë elektrike të BE-së, por për shkak se prodhimi i saj është aq intensiv me SO2, emetimet e këtij gazi ndotës janë të barabarta me gjysmën e të gjithë emetimeve të SO2 nga të gjitha termocentralet në BE në 2020.

Këto TEC-e janë pjesë e Planeve Kombëtare të Reduktimit të Emisioneve (NERP), të cilat u lejojnë atyre të vazhdojnë operimin e impianteve të ndërtuara para vitit 1992 deri në vitin 2027 – në kushte të rrepta.

Këto kushte përfshijnë një tavan vjetor për sasinë e ndotësve të ndryshëm, si dhe një kufi prej 20 000 orë pune në vit. Në vitin 2018 dhe 2019, sipas raportit, impiantet e qymyrit që u përfshinë në NERPs lëshuan rreth gjashtë herë më shumë dioksid squfuri (SO2) sa ishte e lejuar, por në vitin 2020 ato emetuan 6.4 herë më shumë.

TEC-et lëshuan rreth 1.6 herë më shumë pluhur sa ishte e lejuar në të tre vitet midis 2018 dhe 2020, madje u rritën edhe emetimet në vlerë absolute.

Lexo po ashtu

Kamëz: Vritet me armë zjarri një 55-vjeçar, plagoset një tjetër
RAJONI & BOTA

Kamëz: Vritet me armë zjarri një 55-vjeçar, plagoset një tjetër

32 minuta më parë
Rama uron 79-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë
RAJONI & BOTA

Rama uron 79-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë

1 ditë më parë
Blinken uron Shqipërinë për festën e Pavarësisë: Krenarë për aleatë si ju
RAJONI & BOTA

Blinken uron Shqipërinë për festën e Pavarësisë: Krenarë për aleatë si ju

2 ditë më parë
Parada e Shqiptarëve, Diaspora bëhet bashkë në Tiranë
RAJONI & BOTA

Parada e Shqiptarëve, Diaspora bëhet bashkë në Tiranë

2 ditë më parë
Rama: Shpirti kumbon nga jehonat e historisë që nga koha e Skënderbeut
RAJONI & BOTA

Rama: Shpirti kumbon nga jehonat e historisë që nga koha e Skënderbeut

2 ditë më parë
Kryeministri Rama përkujton Adem Jasharin në 68 vjetorin e lindjes së tij
RAJONI & BOTA

Kryeministri Rama përkujton Adem Jasharin në 68 vjetorin e lindjes së tij

2 ditë më parë
Pamje nga vendi ku u vra një grua në Prishtinë (VIDEO)
Lajme

“Krimi, në rritje e sipër”: Eksperti i sigurisë dhe psikologu flasin pas rastit të mbrëmshëm tragjik

30 Nëntor, 2023

Vendi është tronditur kur mbrëmë u raportua se një grua u vra në Bërnicë të Prishtinës, ndërsa thuhet se ngjarja...

Read more
ASK: Mbi 12 mijë të punësuar më shumë në tetor, krahasim me vitin paraprak

ASK: Mbi 12 mijë të punësuar më shumë në tetor, krahasim me vitin paraprak

30 Nëntor, 2023
Kamëz: Vritet me armë zjarri një 55-vjeçar, plagoset një tjetër

Kamëz: Vritet me armë zjarri një 55-vjeçar, plagoset një tjetër

30 Nëntor, 2023
Zvicra i bashkohet thirrjes për themelimin gjykatës speciale për agresionin kundër Ukrainës

Shtetet e BE-së kanë rënë dakord për pakon e mbështetjes financiare për Ukrainën

30 Nëntor, 2023
IKShPK: Reshjet kanë turbulluar ujin, si masë e sigurisë të vlohet para përdorimit

KRU” Prishtina” tregon se cilat vende kanë vështirësi në furnizim me ujë të pijshëm

30 Nëntor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.