Avokati Spartak Ngjela, ka lëshuar një deklaratë të fortë, ku ka thënë se njerëz të panjohur janë duke drejtuar shtetin.
Dje, në një intervistë televizive, për të folur për ndryshimet e reja në qeveri duke i cilësuar si ndryshimet e bëra nga ish-diktatori Enver Hoxha.
Për Ngjelën, emrat e rinj në qeveri janë persona të panjohur që nuk mund ta udhëheqin shtetin. Avokati shton se në vendin tonë nuk ka opinion publik të ndjeshëm ndaj veprimeve të qeverisë dhe për këtë ndodhin shumë skandale.“Ka qenë një ndryshim drastik me metodën e vjetër, me metodën e Enver Hoxhës, me njerëz të panjohur, këtë e ka vetëm Shqipëria, ministrat ndryshojnë dhe ata që vijnë nuk dihen.
Njerëz të panjohur të paidentifikuar, si mund ta drejtoni shtetin dhe qeverinë me njerëz të panjohur…që të ndihen rehat vetë. Të mos ketë konkurrencë në nivel intelektual. Në katedralet në perëndim ka shqiptarë. Këto kanë Lupen Shupen dhe Tupen.
Nuk e kemi faktin e vërtetuar që është SPAK apo kryeministër apo disfatë e qeverisë. Shoqëria vuan në një moment enigmatik, qeveria është sekrete, nuk ka fare lidhje me të vërtetën. Nuk thotë asgjë fare. Nuk ka kontroll të opinionit publik.
Nuk ka opinion publik. Po të kishte opinion publik kjo nuk do të ndodhte”, deklaroi avokati. Sa i përket situatës së opozitës, Ngjela u ndal tek rikthimi i Bashës dhe lëvizjet Bardhi-Berisha.
Avokati e konsideron të pamundur që opozita e përçarë të fitojë ndaj qeverisë. Për të, Basha është me një grusht njerëzish dhe nuk mund të vijë kurrë në pushtet. Gjithashtu Berisha dhe grupi i tij nuk mund të fitojnë, pasi është shpallur “non-grata” nga SHBA. “Opozita në Parlament, luftoni me njëri-tjetrin, janë në opozitë me njëri-tjetrin dhe nuk mendojnë fare për zhvillimin kombëtar. Ata nuk kanë fuqi për të fituar. Kur flasim për partinë opozitare duhet të jetë konkurrente me pushtetin, kot janë.
Nuk ka asnjë vlerë. Aty ku kanë, nuk i jep shpresë shoqërisë që merr pushtetin. Mendoni se Basha fiton me atë grusht njerëzish që ka. Ata janë të ndarë. Njëra është një parti legale, tjetra është një lëvizje e kotë. Shqipëria ka aleat SHBA-në.
Çfarë kërkon?! Për të shkatërruar të drejtën?! Ku mund të krijohet e djathta antiamerikane në një vend europian”, nënvizoi Ngjela. Për Ngjelën, lëvizja e Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD-së në vitin 2021 ishte e saktë, pasi ishte diktuar nga politika amerikane.