Qeverisja lokale në Sarajevë ka thirrur seancë urgjente për shkak të situatës emergjente të krijuar atje për shkak të vërshimeve, transmeton Kosova Post.
Në seancë pritet të merren masa për situatën e krijua në disa rajone,shkruan portali Cliks.
Portali në fjalë ka publikuar edhe disa pamje nga pjesët më të rrezikuara të Sarajevës, ku shihet gjendja reale dhe e disa pjesëve më të rrezikuara të Sarajevës si Doglode, Otes dhe vendbanimet e tjera në Ilixha.
Një numër i madh i objekteve dhe makinave janë gjithashtu nën ujë, dhe ekipet e shpëtimit janë ende duke evakuuar banorët e Otes në vende të sigurta.
Një pjesë e madhe e Sarajevës ka mbetur pa energji elektrike më herët gjatë ditës së sotme për shkak të një mosfunksionimi në stacionin e transformatorit, ndërsa në disa vende është fikur për masa paraprake.sh.o./Kosova Post/