Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

“S’ke punë me të shtëpisë, por me mua”, nëna tregon bisedën e fundit të së bijës para se të vritej nga ish-burri

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
“S’ke punë me të shtëpisë, por me mua”, nëna tregon bisedën e fundit të së bijës para se të vritej nga ish-burri
Share on FacebookShare on Twitter

Me lot në sy dhe duke u dridhur, kështu e nisi rrëfimin e saj nëna e 23-vjeçares Sabrina Bengaj, që u vra nga i shoqi në Fier. Ajo ka rrëfyer për mediat, me detaje se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Gruaja tregon se vajza ndodhej në punë dhe sapo ishte kthyer, ishte ulur për të ngrënë bukë. Ndërkohë, ish-bashkëshorti i saj, Elton Bengaj, futet në shtëpi me kallash në dorë dhe shkakton terror.

Fillimisht sipas nënës së vajzës, ai ka kërkuar të birin, Armandon, por menjëherë në këtë rast ka reaguar Sabrina, i cila i ka thënë ish të shoqit, se “nuk ke punë me të shtëpisë, por me mua”. Më tej, gruaja rrëfen se sapo vajza ka kthyer kurrizin, ish i shoqi e ka qëlluar me breshëri plumbash.

“Po vinte ora 10 e 20 dhe vajza punonte te i huaji. Çdo natë kur ishte turni i dytë, por edhe i pari unë i dilja përpara sepse kisha frikë nga ai njeri i poshtër. Kur ishte ora 10 e 20, unë lë hekurin dhe dal për në rrugë. Nga frika që ai ka bërë terror në shtëpinë tonë. Ishim gati 8 veta në shtëpi. Erdhi vajza, na pyeti çfarë ka për të ngrënë dhe u ul të hante punë, ndërkohë unë po punoja.

Sa e pash që po hapte derën e jashtme, hapi derën dhe e pash me kallash. Unë me qetësi iu afrova dhe i thashë: E mora me të mirë, i thash para 1 muajsh ishe në burg, pa të parë njeri merr armën e ktheu, mos na bëj terror se e ke bërë njëherë këtë. Ku është ajo më tha, ku është ajo. Vajzën e kisha në një dhomë, ndërsa nusen në dhomën tjetër. Del direkt vajza dhe thotë çfarë ka.

Doli me bukë në dorë vajza, ai i vendosi automatikun. Doli nusja nga dhoma dhe i tha që mos e godit se është shtatzëne. Ai tha më nxirrni Armandon për çunin. Ndërsa vajza i tha s’ke punë me këta, por me mua. Sa ktheu kurrizin çupa ai e goditi. Më pas e kuptoni vetë…”, u shpreh nëna e vajzës.

Lexo po ashtu

Tradita e lashtë që praktikohet edhe në Shqipëri futet në UNESCO
RAJONI & BOTA

Tradita e lashtë që praktikohet edhe në Shqipëri futet në UNESCO

3 ditë më parë
Panelet e para solare në një ndërmarrje publike i gjeni në Prishtinë
RAJONI & BOTA

Panelet e para solare në një ndërmarrje publike i gjeni në Prishtinë

3 ditë më parë
Krasniqi: Modeli ynë i qeverisjes së mirë lokale, është modeli që ia ofrojmë Kosovës në nivelin qendror
RAJONI & BOTA

Krasniqi: Modeli ynë i qeverisjes së mirë lokale, është modeli që ia ofrojmë Kosovës në nivelin qendror

4 ditë më parë
Arrestohen “skifterët” shqiptarë në Itali, grabitën 17 banesa
RAJONI & BOTA

Arrestohen “skifterët” shqiptarë në Itali, grabitën 17 banesa

4 ditë më parë
Uglanin: Kërkesa për shkarkimin e kryetarit në Mitovicën e Veriut në kundërshtim me udhëzimin administrativ
RAJONI & BOTA

Uglanin: Kërkesa për shkarkimin e kryetarit në Mitovicën e Veriut në kundërshtim me udhëzimin administrativ

4 ditë më parë
Kosova.info - Rama: Lamtumirë Mirush
RAJONI & BOTA

Kosova.info – Rama: Lamtumirë Mirush

4 ditë më parë
Takimi i Këshillit të Sigurisë: Institucionet e Kosovës të bashkuara t’i përgjigjen çdo situate
Lajme

Kurti viziton Gjermaninë, merr pjesë në Kongresin e SPD-së

9 Dhjetor, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të premten për në Berlin të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në...

Read more
Shpërlarje parash

Mitrovicë: Dyshohet se shpërlanë mbi 1 milion euro – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

9 Dhjetor, 2023
policia

Për 24 orë raportohen katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës, arrestohen dy persona

9 Dhjetor, 2023
Ndalohet për 48 orë menaxheri që keqpërdori kartelat bankare të klientëve

Arrestohet një person në Fushë Kosovë: Bashkë me disa të tjerë e rrahën një tjetër

9 Dhjetor, 2023
Themelimi i Asociacionit kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE - analistët e quajnë të padrejtë

Themelimi i Asociacionit kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE – analistët e quajnë të padrejtë

9 Dhjetor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.