Edhe pse ata dhanë me të shtrenjtën e tyre , dhanë jetën e tyre për Kosovën, sot ata janë të rrethuar nga mbeturinat, mjerimi i cili shihet ne këtë vend te bene për te qarë,
Këto janë varrezat e dëshmorëve te Kaçanikut, mu në dalje te autostradës, në breg të rrugës, ku pushojnë eshtrat e dëshmorëve të Kaçanikut, mbeturinat janë ato të cilat të presin në hyrje të këtyre varrezave, deri sa edhe kafshe të ngordhura mund të shohësh n hyrje te këtij kompleksi memorial, shkruan Kosova.info.
Varrezat e Dëshmoreve te Kaçanikut janë ne gjendje te mjerueshme, aty mbeturinat janë ne çdo pjese, por është shume e rende, kur ne hyrje te varrezave kundërmon një ere e cila te ngulfate nga kafshe te ngordhura mu ne hyrje te varrezave.
A meritojnë këta dëshmorë te trajtohen në këtë mënyre, kjo të mbetet në ndërgjegjeje e atyre që menaxhojnë me këtë kompleks./ Kosova.info .
Fotot flasin vetë :






