Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

S’ka unitet brenda unionit, BE-ja as këtë vit s’do t’i liberalizojë vizat për Kosovën

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
S’ka unitet brenda unionit, BE-ja as këtë vit s’do t’i liberalizojë vizat për Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Regjimi i vizave për Kosovën do të mbetet në fuqi edhe për pjesën e fundit të 2021-ës. Burime diplomatike kanë konfirmuar se liberalizimi i vizave s’do të jetë në agjendën e Këshillit të BE-së në këtë vit kalendarik. Pritja e kosovarëve për të marrë vizë shëngen në ambasada do të vazhdojë.

Këshilli i BE-së, që është institucioni vendimmarrës i Bashkimit Evropian, nuk pritet ta fus në agjendë as këtë vit çështjen e liberalizimit të vizave.

Kështu bëjnë të ditur burime diplomatike të Gazetës Express brenda BE-së.“Diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën kanë mbetur në nivel teknik brenda Këshillit. Kjo temë nuk pritet të jetë në agjendën e Këshillit para fundit të vitit”, ka thënë ky burim.

Mosfutja e çështjes së liberalizimit të vizave në agjendën e Këshillit sipas këtyre burimeve ka të bëjë edhe me shqetësimet që kanë shtetet anëtare të BE-së lidhur me përmbushjen e kritereve të kërkuara nga ana e Kosovës.

Skepticizmi sa i përket kritereve është arsyeja pse shtetet anëtare në Këshill s’kanë dalë me një qëndrim të përbashkët lidhur me heqjen e vizave.

“Propozimi për t’i dhënë Kosovës liberalizim vizash është paraqitur nga Komisioni Evropian në Këshill dhe në Parlamentin Evropian në vitin 2016, pas një raporti më 2018 që tregonte se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara. Është mbi bazën e këtij propozimi që Këshilli e ka diskutuar këtë çështje me synim për t’u pajtuar rreth mandatit të negocimit për fillimin e diskutimeve me Parlamentin Evropian. Megjithatë, përkrahja e nevojshme për një tekst nuk është arritur ende për shkak të shqetësimeve nga një numër i shteteve anëtare sa i përket përmbushjes së kritereve të kërkuara”, ka thënë ky burim.

Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës ende nuk e gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën shengen. Kosova është në pritje për heqje të vizave që nga viti 2008.

Në korrik të vitit 2016, Komisioni Evropian kishte konsideruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe i rekomandoi shteteve anëtarë të Bashkimit Evropian heqjen e regjimit të vizave. Të njëjtin rekomandim KE e ka bërë edhe në vitin 2018.

Në anën tjetër Parlamenti Evropian, më mars të këtij viti ka ripërsëritur me shumicë votash mbështetjen në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Vendimi final mbetet te Këshilli i Ministrave. Aty nevojitet shumicë e kualifikuar që të kalojë ky vendim.

Deri tash, votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk është prezantuar asnjëherë në takimet e ministrave të BE’së shkaku i skepticizimit të disa shteteve anëtare të BE-së.

Mosliberalizimi i vizave është parë si mospërmbushje e premtimeve të BE-së karshi Kosovës.

Franca dhe Holanda janë përmendur si dy shtete kryesore që kanë dilema për dhënien e dritës së gjelbër për liberalizim të vizave për Kosovën.

Sllovenia është kryesuese e Presidencës së Këshillit të BE-së deri më 31 dhjetor 2021, ndërkaq nga 1 janari 2022 deri më 30 qershor 2022, presidencën do ta udhëheqë Franca.

Lexo po ashtu

vranët
Lajme

Moti sot: I vranët dhe me shi, temperaturat deri në 25 gradë Celsius

3 minuta më parë
Sveçla: Goran Rakiq me bandat kriminale e të armatosura po i mirëmbajnë barrikadat në veri
Lajme

Sveçla njoftoi për arrestimin e veteranit që ka luftuar me ushtrinë serbe në Koshare

22 minuta më parë
Macron Scholz
Lajme

Osmani sot takohet me Macronin dhe Scholzin

41 minuta më parë
Kore
Lajme

Kim Yo Jong e Koresë së Veriut thotë se do të ketë më shumë lëshime të satelitëve spiunë

6 orë më parë
Gazetarja e CNN i insiston disa herë me pyetje Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran? (VIDEO)
Lajme

Gazetarja e CNN i insiston disa herë me pyetje Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran? (VIDEO)

7 orë më parë
Albin Kurti
Lajme

Kurti flet me Erdoganin: Në republikën tonë pushteti fitohet vetëm me votë – asnjëherë me dhunë

7 orë më parë
vranët
Lajme

Moti sot: I vranët dhe me shi, temperaturat deri në 25 gradë Celsius

1 Qershor, 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe sot pritet të ketë reshje shiu e shkarkime rrufesh. Sipas...

Read more
Sveçla: Goran Rakiq me bandat kriminale e të armatosura po i mirëmbajnë barrikadat në veri

Sveçla njoftoi për arrestimin e veteranit që ka luftuar me ushtrinë serbe në Koshare

1 Qershor, 2023
Macron Scholz

Osmani sot takohet me Macronin dhe Scholzin

1 Qershor, 2023
Kore

Kim Yo Jong e Koresë së Veriut thotë se do të ketë më shumë lëshime të satelitëve spiunë

31 Maj, 2023
Gazetarja e CNN i insiston disa herë me pyetje Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran? (VIDEO)

Gazetarja e CNN i insiston disa herë me pyetje Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran? (VIDEO)

31 Maj, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.