Të enjten Kosova arriti fitoren e parë historike në kualifikime për Kupë të Botës duke e mposhtur Gjeorgjinë në udhëtim me rezultat 0:1.
Ndërsa sot, “Dardanët” do të synojnë pikët e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri” teksa do të përballen me Greqinë.
E treta gjendet Kosova me tri pikë pas tri ndeshjeve, e katërta Greqia me dy pikë nga dy ndeshje dhe Gjeorgjia e fundit me një pikë pas katër sfidave.
Në rast fitoreje sonte, Kosova do t’i bënte gjashtë pikë dhe do t’i rriste gjasat për të paktën vendin e dytë në grup. Tri ditë më vonë, më 8 shtator, “Dardanët” në “Fadil Vokrri” do të përballen me Spanjën.

Vendi i parë shkon direkt në Kupë të Botës, kurse vendi i dytë shkon në play-off për t’u kualifikuar në Botëror.