Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SPORT

Si një kofshë pule shkatërroi karrierën e Andre Schurrle, ish-kampioni i Botës me Gjermaninë

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në SPORT
A A
Si një kofshë pule shkatërroi karrierën e Andre Schurrle, ish-kampioni i Botës me Gjermaninë
Share on FacebookShare on Twitter

Ish -futbollisti i Cheslea dhe ish -lojtari i kombëtares gjermane Andre Schurrle kujtoi se si një copë pule i shkatërroi karrierën futbollistike, sepse që nga momenti kur u helmua, filloi rënia, e cila përfundimisht e detyroi të mbyll karrierën në moshën 29-vjeçare.

Andre Schurrle ishte kampion bote me kombëtaren gjermane në 2014 në Brazil dhe dukej i destinuar për një karrierë në nivele të larta, pasi u transferua nga Bayer Leverkusen tek Chelsea.

Megjithatë, historia që ndodhi disa muaj pas Kupës së Botës përcaktoi përgjithmonë karrierën, dhe pasojat janë ende të freskëta në kujtimet e Schuurrle-s.

“U helmova nga një kofshë pule dhe që nga ai moment nuk kam ngrënë më pulë. Nga i gjithë ekipi, vetëm unë isha i sëmurë. Ndodhi gjatë një udhëtimi në Poloni. Pastaj humba peshë, humba tre, katër, pesë kilogramë. Mu desh një kohë shumë e gjatë për të rimarrë veten. Isha tmerrësisht keq dhe ndjeva se as nuk mund të çohesha nga shtrati. Në fund zbuluam se ishte salmonella”, tha Schurrle.

Kjo praktikisht i kushtoi 30 vjeçarit vendin e titullarit tek Chelsea, që më pas u drejtua nga Jose Mourinho.

“Shumë keq. Drejtuesit më thanë se isha në formë dhe kisha besimin e trajnerit. Isha i sëmurë atëherë dhe nuk kisha asnjë shans për të provuar se sa vleja. Kështu, kur kishte mundësi të kthehesha në Gjermani, Mourinho më la të shkoj. Megjithatë, mbaja një marrëdhënie të veçantë me të. Kur Chelsea fitoi Kupën e Ligës, Mou më dërgoi një kartolinë përshëndetëse duke më thënë të vija në Londër për të festuar, sepse në fund të fundit isha pjesë e ekipit. Ishte një gjest shumë i bukur, ” Tha Schurrle.

Por në fund, karriera e tij u mbyll në një mënyrë që e la sulmuesin gjerman shumë të mërzitur. Pasuan dëmtime të shumta, kështu që Schurrle vendosi t’i thoshte lamtumirë në maj të vitit të kaluar.

Schurrle nisi karrierën e tij futbollistike tek Mainz në 2009, dhe nga ai klub u transferua tek Bayer Leverkusen. Me ndeshjet e mira të zhvilluara me Leverkuesen, gjermani siguroi transferimin tek Chelsea për të cilin luajti nga 2013 në 2015, i ndjekur nga një rikthim i ri në Gjermani, këtë herë në radhët e Wolfsburg.

Pas kësaj, në vitin 2016, Schurrle u transferua tek Borussia Dortmund, dhe pasi nuk luajti një rol të rëndësishëm në këtë klub, shkoi në dy huazime te Fulham dhe Spartak Moska. Ai luajti për ekipin kombëtar gjerman që nga viti 2010, dhe në vitin 2014 ai u bë kampion Bote.

Në karrierën e tij të pasur, Schurrle shënoi 110 gola dhe dhuroi 51 asistime. Ai mori 37 kartona të verdhë dhe vetëm një të kuq.

Lexo po ashtu

Organizohet kampionati individual i Kosovës për senior në pingpong për 2023
SPORT

Organizohet kampionati individual i Kosovës për senior në pingpong për 2023

7 orë më parë
Barcelona triumfon në “El Clasico”, mbyll garën e titullit
SPORT

Barcelona triumfon në “El Clasico”, mbyll garën e titullit

23 orë më parë
Filluan garat ekipore edhe në ligen e parë dhe të dytë në pingpong
SPORT

Filluan garat ekipore edhe në ligen e parë dhe të dytë në pingpong

1 ditë më parë
Sergio Perez triumfon në Grand Prixin e Arabisë
SPORT

Sergio Perez triumfon në Grand Prixin e Arabisë

1 ditë më parë
Peja me fitore të madhe ndaj Trepçës
SPORT

Peja me fitore të madhe ndaj Trepçës

1 ditë më parë
Real Madridi publikon formacionin zyrtar kundër Barcelonës
SPORT

Real Madridi publikon formacionin zyrtar kundër Barcelonës

1 ditë më parë
Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)
Lajme

Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)

20 Mars, 2023

Ish-konkurrenti finalist i “Vëllait të Madh”, Artan Thaçi, është njëri prej ish-banorëve të BBVK-ës pjesëmarrës në Post Big Brother VIP...

Read more
Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

20 Mars, 2023
Lutfi Haziri

Haziri: 2023-ta me marrëveshje të përkohshme dhe me krijim të Zajednicës plus

20 Mars, 2023
Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

20 Mars, 2023
Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)

Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.