
“Demokratët për Drenasin” kishin akuzuar kryetarin aktual të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, për sulm fizik ndaj mësimdhënësit Fatmir Dugollit, ngjarje e ndodhur në fshatin Komoran një natë para raundit të parë të zgjedhjeve lokale.
Ekzistimin e rastit e kishte mohuar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, po ai kishte dalë keq para publikut kur ishte publikuar videoja e sulmit ku shihet duke e sulmuar të dëmtuarin.

“Me kërkesën e Rrjetit Rinor – Drenas, Prokurori i Shtetit ka filluar procedurën e ndriçimit të rastit ku jam sulmuar nga Ramiz Lladrovci me 16 Tetor 2021. Lënda ka shkuar në Kryeprokurori të Prokurorisë Themelore në Prishtinë tek z.Kujtim Munishi. Prokurori apo kushdo që ka ndikuar në cilsimin e rastit si vepër jopenale mendoj që ka abuzuar me poziten e tij. Tani shpresoj që drejtësia do të vuhet në vend”, ka shkruar mësimdhënësi i sulmuar, Fatmir Dugolli.
Në shkresën Rrjetit Rinor – Drenas, akuzohet edhe zyrtari i lartë i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari për ndikim në prokurori që rasti të mos cilësohet vepër penale.