Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Shtatë gra u vranë nga bashkëshortët gjatë tetë muajve në Shqipëri

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Shtatë gra u vranë nga bashkëshortët gjatë tetë muajve në Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Fatin tragjik të Fëllënxë Rrasës e kanë patur edhe gjashtë gra të tjera përgjatë tetë muajve të këtij viti.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh, ku më 10 Shtator, u ekzekutua dhe Sabrina Bengaj nga ish-bashkëshorti Elton Metaj. Dhuna, problemet ekonomike dhe tentativa për divorc kanë tronditur vendin nga veriu në jug edhe në gjashtë rastet e tjera kur burrat kanë ekzekutuar gratë e tyre.

Në 17 Mars, Irvana Hyka në Fier, e cila ishte 6 javëshe shtatzënë, u godit për vdekje nga bashkëshorti Demokrat Medinaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Sheq i madh” të Fierit, në sytë e fëmijëve të çiftit. Menjëherë pas ekzekutimit të bashkëshortes, Medinaj u largua nga banesa dhe u gjetën një ditë më vonë i vetëvrarë.

Më pas më 10 Prill u vra Fëllënxa Shirja në Kavajë nga bashkëshorti Bilbil Shirja, i cili e dogji të gjallë në makinë. Pak metra më tutje u gjet i vdekur dhe autori i krimit, i cili u vetëflijua. Shkak i krimit horror është bërë xhelozia.

Ngjarja e radhës ishte në 6 Maj në Elbasan ku u vra 54-vjeçarja Luljeta Buzo. Ajo u qëllua 7 herë me kallashnikov nga bashkëshorti Koço Buzo, që po e priste jashtë derës së gjykatës. Buzo ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje për dhunën që bashkëshorti i kishte ushtruar, por kjo nuk e ndaloi agresorin për ta ekzekutuar gruan para gjykatës.

Menderie Bici në Librazhd është viktima e radhës, e cila u qëllua për vdekje nga bashkëshorti në 7 Qershor. Qemal Bici e ekzekutoi në mënyrë makabre të shoqen, ndërsa më pas vari dhe veten. Çifti patën një sherr, ku situata agravoi, ndërsa burri mori më pas sëpatën dhe goditi gruan e tij në dhomën e gjumit pas koke duke e lënë të vdekur në vend. Më herët bashkëshortja e kishte kallëzuar në polici për dhunë.

Në 5 Korrik, Artan Ismalaja goditi me thikë gruan e tij, Klarita Ismalaja, në makinë në Fushë Krujë./TVKLAN

Lexo po ashtu

Etiopia
Lajme

Etiopia hedh poshtë akuzat për ‘spastrim etnik’ në Tigrayn perëndimor

5 orë më parë
Rishi Sunak
Lajme

Shkatërrimi i digës në Ukrainë, Sunak: Të tmerrshme e të gabuara sulmet ndaj infrastrukturës civile

5 orë më parë
Arbana Xharra
Lajme

Xharra për situatën në veri: Kurti i di shumë mirë pasojat politike që mund t’i ketë (VIDEO)

6 orë më parë
aksident FOTO ILUSTRIM
Lajme

Aksidenti në Polac të Skenderajt, vdes 33-vjeçari

6 orë më parë
Elvis Hoxha, Albin Kurti
Lajme

Këshilltarët e Kurtit, Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

6 orë më parë
bujar osmani
Lajme

Bujar Osmani ia dorëzon Kosovës e Serbisë propozimin 9-pikësh

6 orë më parë
Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës
RAJONI & BOTA

Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës

6 Qershor, 2023

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË Për Shtëpinë e Bardhë, UashingtonSekretarin BlinkenBashkimin Europian, Bruksel Mërgata Shqiptare në Botë edhe më parë ju...

Read more
Etiopia

Etiopia hedh poshtë akuzat për ‘spastrim etnik’ në Tigrayn perëndimor

6 Qershor, 2023
Rishi Sunak

Shkatërrimi i digës në Ukrainë, Sunak: Të tmerrshme e të gabuara sulmet ndaj infrastrukturës civile

6 Qershor, 2023
Arbana Xharra

Xharra për situatën në veri: Kurti i di shumë mirë pasojat politike që mund t’i ketë (VIDEO)

6 Qershor, 2023
aksident FOTO ILUSTRIM

Aksidenti në Polac të Skenderajt, vdes 33-vjeçari

6 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.