Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Shqiptarët në Luginë bashkohen për herë të parë, synojnë tri ulëse

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Shqiptarët në Luginë bashkohen për herë të parë, synojnë tri ulëse
Share on FacebookShare on Twitter
Pesë parti politike shqiptare në komunat në jug të Serbisë, në
Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – që njihet edhe si Lugina e Preshevës – janë
marrë vesh që në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit të garojnë me një listë
të unifikuar zgjedhore.

Përfaqësuesit
e shqiptarëve të Luginës së Preshevës thonë se është shumë e rëndësishme që
partitë politike kanë arritur një unifikim që bashkë të marrin pjesë në
zgjedhje.

Ata
thonë po ashtu se synimi i tyre është arritja e të paktën tri ulëseve në
Kuvendin e Serbisë.

Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhje ka për qëllim fuqizimin e shqiptarëve në aspektin politik.

“Ne
synojmë pra arritjen e tri mandateve meqë kësaj here për here të parë janë pesë
partitë kryesore të angazhuar në një listë të përbashkët. Kjo e jep mundësinë
që realisht mendojmë se do të arrijmë të sigurojmë tri mandate”, tha
Kamberi.

Ai tha se synimi i partive politike është që të zgjidhen të gjitha problemet e shqiptarëve.

“Synimi
ynë është qeveria në Beograd t’i konsiderojë partitë politike shqiptare në
Luginë të Preshevës partner për t’i zgjidhur ato probleme për të cilat me vite
të tëra nuk ka pasur zgjidhje. Megjithatë synimi ynë esencial politik është që
të arrijmë që në bisedimet që duhet të zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë,
Lugina e Preshevës të jetë një nder temat të cilat do të diskutohen, pra një
teme e cila kërkon zgjidhje të drejtpërdrejt dhe emergjente”, tha Kamberi.

Pesë parti
bashkohen në një listë

Partitë
politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime,
Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike
Shqiptare dhe Partia Demokratike, kanë arritur marrëveshje në fillim të këtij
viti në Tiranë, me ndërmjetësimin e ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e
Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Shqiptarët
që jetojnë në komunat në jug të Serbisë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc thonë,
ndaj tyre behet diskriminim i vazhdueshme nga shteti serb.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, tha për Radion Evropa e Lirë se aktualisht është shumë e rëndësishme që faktori shqiptar të jetë i unifikuar sidomos tani në këtë kohë.

“Pretendimi
është që me ketë listë shqiptare të Luginës së Preshevës të kenë më shumë
përfaqësues në parlamentin republikan të Serbisë, atje ku do të mund të
dëgjohet edhe me shumë zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke
shpjeguar dhe dhënë informacione të sakta sa i përket problemeve dhe sfidat me
të cilat përballen shqiptarët”, tha Mustafa.

Kujtim Sadriu, drejtor i Qendrës së Preshevës për Kërkime dhe Monitorim, i ka thanë Radios Evropa e Lirë, se lista e përbashkët e shqiptarëve do të ketë një mbështetje edhe më domethënëse nëse ajo lufton për të siguruar një pozitë më të mirë për të gjithë pakicën kombëtare dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë në Serbi.

Shqiptarët
kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë në vitin 2011

Një
numër më i madh i deputetëve shqiptarë në parlamentin serb, sipas tij, do të
sillte një ndikim me të madh te shqiptarët, por kjo do të ndodhte nëse ata do
të përqendroheshin te të gjithë votuesit e mundshëm.

“Do
të ishte në interes jo vetëm të komunitetit shqiptar në Serbi, por edhe të
shtetit të Serbisë, i cili do të tregonte se të gjithë qytetarët janë të
barabartë dhe qe kultivojnë shumëllojshmëri, gjë që nuk ka qenë rasti për
shqiptarët për dekada të tëra”, thotë Sadriu.

Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, thotë se shqiptarët në Serbi mbajnë edhe barrën e tendosjes së marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Pozicioni
i shqiptarëve në Serbi ka qenë nën hijen e marrëdhënieve me Kosovën për dekada.
Serbia tani ka një prirje të përmirësimit të marrëdhënieve me Shqipërinë, e
cila ka kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e bashkëpunimit me komunat e
Preshevës dhe Bujanovacit”, thotë Janjic.

Ai
shtoi se tani është koha për të ndryshuar qëndrimin e publikut në Serbi ndaj
bashkëqytetarëve të kombësisë shqiptare.

“Duhet
përgatitur për një mundësi reale pas këtyre zgjedhjeve që shqiptarët të behën
të barabartë në vendimmarrje, jo vetëm në Kuvend por ta kenë edhe mundësinë të
jene pjesë e ekzekutivit. Kjo prapë do të varet nga situata në Kosovë dhe si
zhvillohet dialogu”, është shprehur Janjiq.

Ende nuk ka një numër të saktë së sa
shqiptarë jetojnë në Serbi pasi ata kanë bojkotuar regjistrimin e fundit në
Serbi në vitin 2011.

Lexo po ashtu

Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus
RAJONI & BOTA

Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus

3 minuta më parë
Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro
RAJONI & BOTA

Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro

9 minuta më parë
Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim
RAJONI & BOTA

Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim

3 orë më parë
Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum
RAJONI & BOTA

Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum

4 orë më parë
Një qytetarë serb pretendon se është rrahur pasi ka ofenduar e Vuçiqin
RAJONI & BOTA

Një qytetarë serb pretendon se është rrahur pasi ka ofenduar e Vuçiqin

11 orë më parë
BeH: Delegacioni i KKB-së vizitoi shoqatën e qytetarëve nga Sanxhaku dhe shoqatën e intelektualëve të pavarur të BeH-së "Krug 99"
RAJONI & BOTA

BeH: Delegacioni i KKB-së vizitoi shoqatën e qytetarëve nga Sanxhaku dhe shoqatën e intelektualëve të pavarur të BeH-së “Krug 99”

15 orë më parë
Parlamenti Evropian
Lajme

Parlamenti Evropian më 18 prill pritet të votojë për liberalizimin e vizave për kosovarët

20 Mars, 2023

Më 18 prill të këtij viti, Parlamenti Evropian do të votojë për liberalizim të vizave për kosovarët. Kjo bëhet pas...

Read more
Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus

Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus

20 Mars, 2023
Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro

Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro

20 Mars, 2023
Deputeti Adnan Dibrani

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, shpëton një foshnje në lumin Moraça

20 Mars, 2023
Policia e Kosoves

Vizitën e parë brenda organizatës policore, drejtori i PK-ës e realizoi në stacionet policore në veri të vendit

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.