Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Shqipëria shpall emergjencë të furnizimit me energji elektrike

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Shqipëria shpall emergjencë të furnizimit me energji elektrike
Share on FacebookShare on Twitter
Qeveria e Shqipërisë ka deklaruar emergjencë për furnizimin me energji elektrike, pas rritjes së çmimit të energjisë në javën e fundit.

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, tha se shpallja e emergjencës për furnizimin me energji elektrike, i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiarë dhe administrativë.

“Vendimi i emergjencës është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare dhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë, qoftë me instrumente financiarë, qoftë edhe me instrumente të natyrës administrative. Kështu që sot, me këtë vendim, i hapim rrugë edhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm, për të përballuar këtë situatë dhe planin do ta bëj publik nesër”, tha kryeministri Rama.

Teksa e krahasoi situatën e ngjashme me krizën e pandemisë, Rama tha se plani i masave do të synojë të mbrojë konsumatorët me një rend prioritar, duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë dhe duke shkuar lart, përmes biznesit të vogël e më tej atij të madh.

“Është një situatë shumë e ngjashme nga aspekti i goditjes me situatën e pandemisë, në këtë kuptim, të gjithë janë të prekur. Ndryshe nga pandemia, vende të ndryshme kanë karakteristika të ndryshme. Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me kulmin e saj, deri në mesin e vitit të ardhshëm”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, ekspertët kanë parashikuar se kriza do të vijojë deri në mesin e vitit të ardhshëm, kur pritet të arrijë pikun, por edhe pas kapërcimit të kulmit, çmimet nuk do të kthehen atje ku ishin përpara krizës.

“Ne na takon të mbrojmë konsumatorët me një rend prioritar, duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë dhe duke shkuar lart përmes biznesit të vogël dhe atij që ka më shumë të ardhura, nga më të dobëtit tek më të fortët”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

Muajt, por sidomos javës së fundit, Shqipëria është përballur me rritje ekstreme të çmimeve të produkteve ushqimore, por edhe të benzinës e gazit, si pasojë e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike. Produktet bazike u shtrenjtuan në formë zinxhirore, pas ngritjes së çmimit të energjisë.

Një bukë, nëse e ka pasur çmimin 100 lekë – brenda natës u bë 120 lekë. Krahasuar me vitin e kaluar në këtë kohë, një kilogram patate që ishte 50 lekë, sot kushton 100 lekë.

Gazi që kishte çmimin rreth 50 lekë (0.41 euro), tani është rreth 90 lekë (0.74 euro).

Familje në të gjithë Evropën, përballen këtë dimër me fatura shumë më të larta të energjisë, për shkak të rritjes globale të çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit.

Grupet e konsumatorëve paralajmërojnë se më të cenueshmit në rajon, mund të përballen edhe me mungesa karburantesh.

Kompanitë e energjisë, paguajnë një çmim gjithëpërfshirës për të blerë gaz dhe energji elektrike dhe më pas ua shesin konsumatorëve. Si në çdo treg, çmimi mund të rritet ose të ulet, varësisht nga oferta dhe kërkesa.

Çmimet zakonisht rriten në përgjigje të kërkesës më të madhe për ngrohje, ndërsa në periudhën e verës, janë zakonisht më të ulëta.

Por, ato tashmë janë rritur për shkak të rezervave të vogla të magazinimit të gazit, çmimeve të larta të karbonit në Bashkimin Evropian, furnizimeve më të vogla me gaz të lëngshëm për shkak të kërkesave më të mëdha në Azi, më pak furnizimeve me gaz nga Rusia dhe prodhimit më të vogël të energjisë së rinovueshme.

Çmimet standarde të gazit evropian në qendrën holandeze TTF, janë rritur për më shumë se 250% qysh në janar, ndërsa kontratat standarde të Gjermanisë dhe Francës për rrymë janë dyfishuar.

Lexo po ashtu

Kanadaja mban fjalën, fillon dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë
RAJONI & BOTA

Kanadaja mban fjalën, fillon dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë

1 orë më parë
Truss: Nuk më është dhënë kurrë mundësi reale për të miratuar ulje taksash
RAJONI & BOTA

Truss: Nuk më është dhënë kurrë mundësi reale për të miratuar ulje taksash

1 orë më parë
Shkupi gjobit me para dhe ua ndalon hyrjen bullgarëve që nxitën incidente në kufi
RAJONI & BOTA

Shkupi gjobit me para dhe ua ndalon hyrjen bullgarëve që nxitën incidente në kufi

1 orë më parë
Ukraina pretendon se 130.000 pjesëtarë të ushtrisë ruse kanë vdekur në luftë
RAJONI & BOTA

Ukraina pretendon se 130.000 pjesëtarë të ushtrisë ruse kanë vdekur në luftë

2 orë më parë
Scholz kujton përgjegjësinë e Gjermanisë për Holokaustin
RAJONI & BOTA

Scholz: Putin nuk më ka kërcënuar as mua, as Gjermaninë

3 orë më parë
Shtatëvjeçarja ukrainase që pikturon rrugëtimin e saj në luftë
RAJONI & BOTA

Shtatëvjeçarja ukrainase që pikturon rrugëtimin e saj në luftë

4 orë më parë
Ukraina thotë se nuk do ta godasë territorin rus me raketa të reja
Lajme

Ukraina thotë se nuk do ta godasë territorin rus me raketa të reja

5 Shkurt, 2023

Ukraina nuk do të përdorë armë me rreze më të gjatë të premtuar nga Shtetet e Bashkuara për të goditur...

Read more
Moti në dy ditët e ardhshme

Java që vjen më e ftohta deri më tani e këtij dimri, do të ketë ngrica

5 Shkurt, 2023
Erërat e forta parashihet të vazhdojnë deri nesër

Erërat e forta parashihet të vazhdojnë deri nesër

5 Shkurt, 2023
Hyseni për VV-në: E keqja vetëm sa vjen e trashet nëse nuk i ndërpritet rruga me kohë

Hyseni për VV-në: E keqja vetëm sa vjen e trashet nëse nuk i ndërpritet rruga me kohë

5 Shkurt, 2023
Kanadaja mban fjalën, fillon dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë

Kanadaja mban fjalën, fillon dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë

5 Shkurt, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.