Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur me rezultat 4 me 1 ndaj Polonisë.
Golin e vetëm të nderit për Shqipërinë e shënoi Sokol Cikalleshi.
Për Poloninë shënuan Lewandowski, Buksa, Krychowiak dhe Linetty.
Tani, Shqipëria qëndron në vendin e katërt të grupit I, me gjashtë pikë, ndërsa Polonia në të dytin me shtatë.