Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Shpresoj se do të kemi përparim

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Merkel i kërkon Vuçiqit ta njohë Kosovën: Shpresoj se do të kemi përparim
Share on FacebookShare on Twitter

Kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit të sotëm me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka shpresuar për progres në fazën e re të dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo në një konferencë për media në Beograd deklaroi se Kosova nuk do të zhduket nga agjenda dhe se disa çështje zgjidhen në fund procesit.

“Disa çështje do të zgjidhen në fund të procesit. Jo të gjitha vendet e BE -së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Unë jam për një qasje pragmatike. Kjo çështje nuk do të zhduket, duhet të zgjidhet. Por unë jam për një rrugë ku të gjitha çështjet e tjera zgjidhen së pari. Shpresoj se do të kemi përparim të ri në procesin rreth Kosovës”, u shpreh kancelarja gjermane duke iu referuar njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Ndërkohë, vetë Vuçiq e ka të qartë se nuk ka anëtarësim në BE pa u zgjidhur çështja e Kosovës.

“Nëse pyetja është se a jemi të vetëdijshëm se nuk do të hyjmë në BE pa e zgjidhur çështjen e Kosovës, atëherë absolutisht është e qartë kjo. Ne biseduam për të gjitha çështjet rajonale, për rrugën evropiane të Serbisë, për dialogun me Prishtinën në Bruksel. I thashë kancelares se Serbia është e përkushtuar ndaj dialogut dhe se Serbia beson se një konflikt i ngrirë nuk është një zgjidhje e mirë dhe se ne do të jemi gjithmonë të hapur për një zgjidhje kompromisi”, tha Vuçiq.

Ndryshe, kancelarja gjermane Angela Merkel nesër do të vizitojë Tiranën, ku përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, do të takojë edhe kryeministrat e rajonit, përfshirë edhe atë të Kosovës Albin Kurtin.

Lexo po ashtu

24 vjet nga Beteja e Kotlinës
Lajme

24 vjet nga Beteja e Kotlinës

8 minuta më parë
24 vjet nga rënia e dëshmorit Bedri Ahmeti - Bedi
Lajme

24 vjet nga rënia e dëshmorit Bedri Ahmeti – Bedi

17 minuta më parë
NATO bombardimet
Lajme

24 vjet nga bombardimet e NATO-s në Serbi

26 minuta më parë
Sot bëhen 24 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij
Lajme

Sot bëhen 24 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

37 minuta më parë
Arjan Çani
Lajme

Çani: Rama i mahnitshëm kur e takon për herë të parë, si i shpërlan trurin të huajve

8 orë më parë
france protestat
Lajme

Hollit të bashkisë së Bordeauxit i vihet zjarri në protestat për pensionet

8 orë më parë
24 vjet nga Beteja e Kotlinës
Lajme

24 vjet nga Beteja e Kotlinës

24 Mars, 2023

OVL e UÇK-së në Kaçanik sot shënon 24 vjetorin e betejës së 24 marsit 1999 e zhvilluar në Kotlinë të...

Read more
24 vjet nga rënia e dëshmorit Bedri Ahmeti - Bedi

24 vjet nga rënia e dëshmorit Bedri Ahmeti – Bedi

24 Mars, 2023
NATO bombardimet

24 vjet nga bombardimet e NATO-s në Serbi

24 Mars, 2023
Sot bëhen 24 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

Sot bëhen 24 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

24 Mars, 2023
Arjan Çani

Çani: Rama i mahnitshëm kur e takon për herë të parë, si i shpërlan trurin të huajve

23 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.