Në lagjen 29, në Fushë Kosovë, gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shpërthyer telat e rrymës, gjë që ka shqetësuar banorët që jetojnë aty afër, njofton Klankosova.tv.
Sipas pamjeve që kanë dërguar lexuesit e Klankosova.tv, shihet se si shpërthejnë shkëndijat nga telat, dhe më pas edhe reagimi nga qytetarët të cilët dalin nga shtëpitë e tyre.