Të paktën 17 pacientë kanë mbetur të vdekur pasi reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në një spital në shtetin qendror Hidalgo të Meksikës, thonë zyrtarët.
Ata thonë se një lumë doli nga shtrati i tij dhe uji më pas ndërpreu furnizimin me energji elektrike në spitalin në qytetin e Tulës.
Disa nga viktimat ishin pacientë të infektuar me COVID-19 të cilët po trajtoheshin me oksigjeno-terapi, raportojnë mediat lokale.
Ekipet e shpëtimit evakuuan rreth 40 pacientë. Ndërkohë, një varkë që transportonte guvernatorin e shtetit Omar Fayad u fundos në lumë.
Por, ai më vonë shkroi në Twitter se ishte “shëndosh e mirë”, duke shtuar se autoritetet shtetërore do të vazhdonin të koordinonin operacionet e urgjencës në zonat e prekura.