Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Shiste marihuanë në Ferizaj, një muaj paraburgim për shtetasin e Maqedonisë

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Shiste marihuanë në Ferizaj, një muaj paraburgim për shtetasin e Maqedonisë
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.I.. shtetas i Maqedonisë së Veriut për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas njoftimit të gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda-Mustaf Tahiri, ka vlerësuar se i pandehuri dyshohet se më 10 shtator 2021 në Ferizaj, pa autorizim ka shpërndarë dhe shitë substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik.

Në atë mënyrë që ditën kritike pas marrëveshjes paraprake, përmes telefonit i shet të pandehurit N.S. substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 9.67 gram, për çmimin prej 40 euro, me ç’rast menjëherë pas kësaj shit-blerje, me t’i vërejtur zyrtarët policor, ikë nga vendi i ngjarjes dhe në ikje e sipër hedh në një kosh të plehrave njëmbëdhjetë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 8.2 gram, të përgatitura për shitje.

“Me rastin e arrestimit, tek i njëjti zyrtarët policor gjejnë dhe sekuestrojnë përveç substancës së dyshuar narkotike të lartcekur, edhe një thikë të vogël bardhë e zi si dhe të hollat në shumë prej 40 euro.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Gjykata shqyrtoi kundërshtimin e mbrojtësit të të pandehurit për caktimin e masës së paraburgimit duke i propozuar gjykatës që të pandehurin ta lirojë për t’u mbrojtur në liri, por të njëjtat propozime gjyqtari i procedurës paraprake i ka vlerësuar si të pabazuara në këtë fazë të procedurë penale.

Pasi në rastin konkret plotësohen kushtet ligjore nga KPPRK, dhe se masat e tjera alternative janë të pamjaftueshme për pengimin e rrjedhës së procedurës penale, parandalimin e përsëritjes së veprës penale dhe zbatimin e suksesshëm te procedurës penale, duke marrë parasysh edhe faktin se i pandehuri dyshohet për disa vepra penale të natyrës së njëjtë, e në veçanti faktin se i njëjti po nga kjo gjykatë me aktgjykim është shpallur fajtorë dhe është gjykuar për vepër të njëjtë penale”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Lexo po ashtu

Qeni K
Lajme

Njësiti K9 pranon donacion disa pajisje, Rohde: Gjermania partner i fortë për policinë e Kosovës

35 sekonda më parë
Ekonomia e Rusisë parashikohet të rritet rreth 1.5 përqind, rritja e çmimit të naftës ka kaluar sanksionet
Lajme

Ekonomia e Rusisë parashikohet të rritet rreth 1.5 përqind, rritja e çmimit të naftës ka kaluar sanksionet

10 minuta më parë
Fshati Banjskë ka qenë i banuar me shqiptarë, Mehmet Aliu ka qenë imam i xhamisë
Lajme

Fshati Banjskë ka qenë i banuar me shqiptarë, Mehmet Aliu ka qenë imam i xhamisë

19 minuta më parë
Sveçla publikon dëshmi që tregojnë se ushtria serbe ndihmoi grupin terroristë
Lajme

Sveçla publikon dëshmi që tregojnë se ushtria serbe ndihmoi grupin terroristë

29 minuta më parë
Eurodeputeti holandez i reagon BE-së: Mjaft i toleruat autokratët
Lajme

Eurodeputeti holandez i reagon BE-së: Mjaft i toleruat autokratët

38 minuta më parë
Koci: Lista Serbe duhet sanksionuar, ka shkelur në ujërat e terrorizmit (VIDEO)
Lajme

Koci: Lista Serbe duhet sanksionuar, ka shkelur në ujërat e terrorizmit (VIDEO)

47 minuta më parë
Qeni K
Lajme

Njësiti K9 pranon donacion disa pajisje, Rohde: Gjermania partner i fortë për policinë e Kosovës

27 Shtator, 2023

Njësiti K9 i policisë së Kosovës ka pranuar si donacion disa pajisje nga Misioni për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë....

Read more
Ekonomia e Rusisë parashikohet të rritet rreth 1.5 përqind, rritja e çmimit të naftës ka kaluar sanksionet

Ekonomia e Rusisë parashikohet të rritet rreth 1.5 përqind, rritja e çmimit të naftës ka kaluar sanksionet

27 Shtator, 2023
Fshati Banjskë ka qenë i banuar me shqiptarë, Mehmet Aliu ka qenë imam i xhamisë

Fshati Banjskë ka qenë i banuar me shqiptarë, Mehmet Aliu ka qenë imam i xhamisë

27 Shtator, 2023
Sveçla publikon dëshmi që tregojnë se ushtria serbe ndihmoi grupin terroristë

Sveçla publikon dëshmi që tregojnë se ushtria serbe ndihmoi grupin terroristë

27 Shtator, 2023
Eurodeputeti holandez i reagon BE-së: Mjaft i toleruat autokratët

Eurodeputeti holandez i reagon BE-së: Mjaft i toleruat autokratët

27 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.