Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

ShBA-ja shpreson të rifillojë bisedimet me Iranin

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në RAJONI & BOTA
A A
ShBA-ja shpreson të rifillojë bisedimet me Iranin
Share on FacebookShare on Twitter
Shtetet e Bashkuara shpresojnë që së shpejti të rinisin bisedimet bërthamore me Iranin, tha një zyrtar i lartë amerikan të hënën (5 tetor), transmeton agjencia AFP.

Ky zyrtar megjithatë ka theksuar se Teherani po zhvillon kapacitetet bërthamore në nivele “alarmuese”.

“Ne shpresojmë se mund të kthehemi në Vjenë për bisedime në një periudhë mjaft të shkurtër kohore”, u tha gazetarëve zyrtari i lartë i administratës amerikane, i cili foli në kushte anonimiteti.

ShBA-ja dhe Irani nuk zhvillojnë bisedime direkte në Vjenë të Austrisë mirëpo me ndërmjetësimin e fuqive evropiane.

Disa raunde të bisedimeve nuk kanë pasur ndonjë sukses.

Palët po synojnë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të Iranit me fuqitë botërore e cila ishte arritur në vitin 2015. Në vitin 2018 ShBA-ja ishte tërhequr nga kjo marrëveshje, pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump, pati theksuar se ajo nuk ishte e negociuar mirë, dhe se i mundësonte Iranit që në plan afatgjatë të posedojë armë bërthamore.

Që nga ajo kohë Teherani nuk e ka përfillur marrëveshjen duke shtuar angazhimin drejt pasurimit të uraniumit, i cili nëse shkon në 90% të pastërtisë mund të shërbejë për prodhimin e armës bërthamore.

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Iranit tha të hënën se raundi i ri i diskutimeve mund të fillojë në fillim të nëntorit.

Aktiviteti bërthamor i Iranit do të jetë në qendër të bisedimeve midis ekipeve të sigurisë kombëtare amerikane dhe izraelite në Uashington të martën dhe të mërkurën.

Këshilltari izraelit i Sigurisë Kombëtare, Eyal Hulata dhe homologu i tij në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, do t’i bashkohen një takimi të Grupit Konsultativ Strategjik ShBA-Izrael, i cili ka në përbërje përfaqësues nga agjencitë diplomatike, ushtarake dhe të inteligjencës të të dyja vendeve.

Izraeli ka shprehu skepticizëm për negociatat e Vjenës megjithatë administrata e presidentit amerikan, Joe Biden beson “shumë fuqishëm se rruga diplomatike mbetet më e mira”, tha zyrtari.

Lexo po ashtu

Banorët e Gaziantepit: Fëmijët kanë frikë të qëndrojnë brenda, po flenë nëpër vetura në të ftohtë
RAJONI & BOTA

Banorët e Gaziantepit: Fëmijët kanë frikë të qëndrojnë brenda, po flenë nëpër vetura në të ftohtë

8 orë më parë
OBSH: Numri i viktimave në Turqi mund të arrijë në 20 mijë
RAJONI & BOTA

OBSH: Numri i viktimave në Turqi mund të arrijë në 20 mijë

9 orë më parë
Foshnja e lindur nën gërmadha të tërmetit, është në gjendje të mirë
RAJONI & BOTA

Foshnja e lindur nën gërmadha të tërmetit, është në gjendje të mirë

9 orë më parë
Tërmet në Shqipëri, banorët raportojnë lëkundje të forta
RAJONI & BOTA

Raportohen përsëri lëkundje të forta tërmeti në Turqi

10 orë më parë
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t'i jepen mbi 100 tanke Leopard 1
RAJONI & BOTA

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t’i jepen mbi 100 tanke Leopard 1

11 orë më parë
Zjarr në fabrikën amerikane të dronëve në Letoni
RAJONI & BOTA

Zjarr në fabrikën amerikane të dronëve në Letoni

11 orë më parë
Shpëtuan nga tërmeti në Turqi, kthehet në Kosovë ekipi i mundjes
Lajme

Shpëtuan nga tërmeti në Turqi, kthehet në Kosovë ekipi i mundjes

8 Shkurt, 2023

Ekipi i të rinjve i mundjes i ka shpëtuar tërmetit në Turqi. Ata tashmë janë kthyer në Kosovë. Kështu bën...

Read more
Shkon në mbi 8 mijë numri i të vdekurve në Turqi e Siri

Shkon në mbi 8 mijë numri i të vdekurve në Turqi e Siri

8 Shkurt, 2023
Sot mblidhet kuvendi, në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara

Sot mblidhet kuvendi, në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara

8 Shkurt, 2023
​Sot ditë zie në Kosovë

​Sot ditë zie në Kosovë

8 Shkurt, 2023
Moti sot, temperaturat deri në -11 gradë

Moti sot, temperaturat deri në -11 gradë

8 Shkurt, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.