Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

SHBA-ja sanksionon katër zyrtarë të inteligjencës iraniane

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në RAJONI & BOTA
A A
SHBA-ja sanksionon katër zyrtarë të inteligjencës iraniane
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër katër punonjësve të inteligjencës iraniane të cilët planifikuan të rrëmbejnë një gazetare amerikane.

Plani i tyre është parë si një përpjekjeje më e gjerë për të heshtur kritikët e qeverisë në Teheran.

Irani ka hedhur poshtë pretendimet.

Departamenti i Thesarit njoftoi sanksionet më 3 shtator kundër zyrtarit të lartë të inteligjencës së Iranit, Alireza Shahvaroghi Farahani, si dhe tre vartësve të tij Mahmoud Khazein, Kiya Sadeghi dhe Omid Noori.

Farahani drejton një rrjet të agjentëve të inteligjencës të cilat kanë në shënjestër disidentët iranianë në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, tha Departamenti i Thesarit në deklaratën e tij.

Këta katër zyrtarë planifikuan të rrëmbenin Masih Alinejad, një aktiviste dhe gazetare irano-amerikane që punon në Nju Jork.

Pas kidnapimit, ata planifikonin ta transportonin atë me skaf në Venezuelë dhe prej aty ta dërgonin në Iran, thuhej në një njoftim të muajit korrik nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Katër iranianët akuzohen për komplot në lidhje me rrëmbimin, shkeljet e sanksioneve, mashtrimet bankare dhe pastrimin e parave.

“Komploti i rrëmbimit është një shembull tjetër i përpjekjes së saj të vazhdueshme për të heshtur zërat kritikë, kudo që të jenë”, tha Andrea Gacki, drejtoreshë e Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit të Thesarit.

“Kjo tregon se represioni i qeverisë iraniane vepron përtej kufijve të Iranit”, tha ajo.

Sanksionet e vendosura ndaj zyrtarëve të inteligjencës iraniane bllokojnë çdo pronë që ata kanë në Shtetet e Bashkuara, si dhe ndalojnë çdo qytetar amerikan të bëjë transaksione me ta.

Irani më 4 shtator kundërshtoi vendimin amerikan duke thënë se ai pasqyron “varësinë e Uashingtonit nga sanksionet”.

“Tani po përdorin skenarët e Hollivudit për t’i mbajtur gjallë sanksionet”, tha ministria e Jashtme e Iranit në një postim në Twitter më 4 shtator, duke cituar zëdhënësin Saeed Khatibzadeh.

Shtetet e Bashkuara më 2018 kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Iranit dhe janë tërhequr nga një marrëveshje bërthamore të cilën Teherani e kishte arritur me fuqitë botërore dhe e cila kufizonte aktivitetin bërthamor të tij.

Që nga ajo kohë Irani ka filluar gradualisht me moszbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Një përpjekje për t’i rikthyer palët në marrëveshje, në Vjenë të Austrisë janë mbajtur disa negociata me ndërmjetësimin e evropianëve, mirëpo ato nuk kanë sjellur ndonjë rezultat.

Ndërtesa e Departamentit amerikan të Thesarit.

Ndërtesa e Departamentit amerikan të Thesarit.

Lexo po ashtu

Të goditura nga sanksionet perëndimore, kompanitë ajrore ruse shfaqin defekte
RAJONI & BOTA

Të goditura nga sanksionet perëndimore, kompanitë ajrore ruse shfaqin defekte

3 orë më parë
Ekuipazhet ukrainase të tankeve mbërrijnë në Britani për stërvitje
RAJONI & BOTA

Ekuipazhet ukrainase të tankeve mbërrijnë në Britani për stërvitje

4 orë më parë
Danimarka propozon shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë
RAJONI & BOTA

Danimarka propozon shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë

4 orë më parë
Italia nënshkruan marrëveshje miliarda dollarëshe për gazin me Libinë
RAJONI & BOTA

Italia nënshkruan marrëveshje miliarda dollarëshe për gazin me Libinë

5 orë më parë
U shtir si viktimë e prostitucionit, arrestohet e reja në Rinas, tentoi të shkonte në Britani me dokumente false
RAJONI & BOTA

U shtir si viktimë e prostitucionit, arrestohet e reja në Rinas, tentoi të shkonte në Britani me dokumente false

5 orë më parë
Mbi 50 të vdekur në dy aksidente në Pakistan
RAJONI & BOTA

Mbi 50 të vdekur në dy aksidente në Pakistan

6 orë më parë
Ekonomistët thonë se mos stabiliteti politik në Kosovë, paraqet problem për investimet e huaja
EKONOMI

Ekonomistët thonë se mos stabiliteti politik në Kosovë, paraqet problem për investimet e huaja

29 Janar, 2023

Projektligji për Investime të Qëndrueshme, ka për qëllim të rregullojë promovimin, përkrahjen dhe mbrojtjen e investimeve dhe eksporteve të qëndrueshme...

Read more
23-vjeçarja kosovare që vdiq në aksident trafiku në New York, ishte shtatzënë

23-vjeçarja kosovare që vdiq në aksident trafiku në New York, ishte shtatzënë

29 Janar, 2023
Jep dorëheqje Drejtoresha e Arsimit në Viti

Jep dorëheqje Drejtoresha e Arsimit në Viti

29 Janar, 2023
Loriana Kuka, e bronztë në Grand Prixin e Portugalisë

Loriana Kuka, e bronztë në Grand Prixin e Portugalisë

29 Janar, 2023
Kosova.info - Mba kalon te Partizani

Kosova.info – Mba kalon te Partizani

29 Janar, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.