Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

SHBA-ja po dërgon në Kosovë afganë të pacertifikuar për sigurinë

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në Lajme
A A
SHBA urdhëron aeroplanët civilë të bashkohen me evakuimin
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara kanë në plan të dërgojnë afganët që nuk kanë kaluar fazën e parë të kontrollit në Kosovë, ku autoritetet kanë pranuar t’i strehojnë refugjatët për deri në një vit, gjatë kohës kur bëhen kontrolle shtesë të sigurisë, tha të shtunën një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Ka gjasa që plani të ndeshet me kundërshti nga aktivistët për të drejtat e refugjatëve, të cilët janë ankuar se procesi nuk po zhvillohet me transparencë dhe ka paqartësi të kompetencave juridike në objektet dhe pikat e tranzitit ku do të kalojnë afro 120,000 afganë, amerikanë dhe të tjerë të evakuuar nga Afganistani.

Zyrtari amerikan i bëri komentet me kusht që të mos identifikohej me emër. Këto janë komentet e para që hedhin dritë mbi qasjen e administratës amerikane lidhur me afganë dhe të evakuuar të tjerë që nuk e kanë kaluar procesin e kontrollit të sigurisë dhe nevojitet më shumë kohë për të analizuar të kaluarën e tyre.

Vende të tjera kanë nguruar të marrin të evakuuar që mund të përbëjnë problem sigurie.

Ndërkohë po shtohet numri i afganëve që miratohen për transferim nga qendrat e tranzitit, që janë ngritur me ngut në Katar, Gjermani dhe Itali si dhe në pika më të vogla të përpunimit të dokumenteve në vende të tjera. Këta të evakuuar dërgohen më pas në Filadelfia apo Uashington, por t’u sistemuar në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarë të tjerë amerikanë kanë thënë se parashikojnë që pjesa më e madhe ose të gjithë të evakuuarit afganë për të cilët procesi ka ngecur dhe kërkon analizë shtesë, ta kalojnë kontrollin e sigurisë.

Zyrtari që foli në kushte anonimiteti me agjencinë e lajmeve Associated Press, tha se qendrat e tranzitit “ofrojnë strehë të sigurtë për një larmi grupesh ndërkohë që analizohen dokumentet, para se të lejohen të vazhdojnë udhëtimin drejtë SHBA-së apo një vendi tjetër”.

Shtetet e Bashkuara do të përdorin bazën ushtarake Bondsteel pranë Prishtinës për të zhvilluar kontrolle shtesë të sigurisë dhe për të analizuar e procesuar dokumentacionin e nevojshëm për sistemimin e të evakuuarve në SHBA, tha zyrtari amerikan.

Si Gjermania, ashtu edhe Italia kanë dhënë si afat maksimal dy javë kohë për të kontrolluar dhe miratuar nxjerrjen e të evakuuarve nga vendet e tyre.

Udhëheqësit e Kosovës kanë pranuar të lejojnë qëndrimin deri në një vit të të evakuuarve nga Afganistani, me mundësinë për zgjatjen më tej të këtij afati.

Organizatat për refugjatët thanë se SHBA-ja nuk është treguar transparente apo efiçente në menaxhimin e lëvizjes së refugjatëve në qendrat e tranzitit.

“Ka një mungesë të madhe transparence nga administrata lidhur me ato që po ndodhin… kush ndodhet në këto qendra, me kë mund të flitet kur u dalin probleme” të evakuuarve në këto pika, thotë Adam Bates, jurist i Projektit Ndërkombëtar për Ndihmë ndaj Refugjatëve, një ndër organizatat kryesore amerikane që po punojnë me refugjatët afganë që u larguan për t’u shpëtuar talebanëve.

Ai i bëri komentet para se zyrtari i administratës amerikane të fliste për rolin që do të luajë Kosova në zhvendosjen e refugjatëve afganë./VOA

 

Lexo po ashtu

​Mehaj: Serbia me paratë e evropianëve blen armatime ruse e kineze
Lajme

Mehaj tregon se janë shtuar operatorët specialistë për qitje të mprehtë

13 minuta më parë
Ukraina thotë se nuk do ta godasë territorin rus me raketa të reja
Lajme

Ukraina thotë se nuk do ta godasë territorin rus me raketa të reja

48 minuta më parë
Moti në dy ditët e ardhshme
Lajme

Java që vjen më e ftohta deri më tani e këtij dimri, do të ketë ngrica

1 orë më parë
Erërat e forta parashihet të vazhdojnë deri nesër
Lajme

Erërat e forta parashihet të vazhdojnë deri nesër

1 orë më parë
Hyseni për VV-në: E keqja vetëm sa vjen e trashet nëse nuk i ndërpritet rruga me kohë
Lajme

Hyseni për VV-në: E keqja vetëm sa vjen e trashet nëse nuk i ndërpritet rruga me kohë

2 orë më parë
Kushtet atmosferike “paralizojnë” lundrimin detar në Vlorë (VIDEO)
Lajme

Kushtet atmosferike “paralizojnë” lundrimin detar në Vlorë (VIDEO)

2 orë më parë
Punëtori shqiptar në Kanada merr shpërblim 300 mijë dollarë, pasi u godit me grusht në testikul në vendin e punës
RAJONI & BOTA

Punëtori shqiptar në Kanada merr shpërblim 300 mijë dollarë, pasi u godit me grusht në testikul në vendin e punës

5 Shkurt, 2023

Një punëtor shqiptar në Kanada, Rr.O., është shpërblyer me 300 mijë dollarë nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Ontarios,...

Read more
​Mehaj: Serbia me paratë e evropianëve blen armatime ruse e kineze

Mehaj tregon se janë shtuar operatorët specialistë për qitje të mprehtë

5 Shkurt, 2023
"Shkëndija e shpresës': Gratë afgane i kthehen mësimit virtual

“Shkëndija e shpresës’: Gratë afgane i kthehen mësimit virtual

5 Shkurt, 2023
Tahiri: Mbi 80 për qind e investimit në Trust ka humbur për vitin 2022, kryeministër a keni fije turpi

Tahiri: Mbi 80 për qind e investimit në Trust ka humbur për vitin 2022, kryeministër a keni fije turpi

5 Shkurt, 2023
Ukraina thotë se nuk do ta godasë territorin rus me raketa të reja

Ukraina thotë se nuk do ta godasë territorin rus me raketa të reja

5 Shkurt, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.