Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

ShBA-ja emëron Palmerin mbikëqyrës të reformës zgjedhore në Bosnje

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
ShBA-ja emëron Palmerin mbikëqyrës të reformës zgjedhore në Bosnje
Share on FacebookShare on Twitter
Shtetet e Bashkuara e kanë emëruar ish të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, si person përgjegjës për të mbikëqyrur programin e reformës zgjedhore në Bosnje e Hercegovinë, një vendim ky, që Uashingtoni thotë se është shenjë e përkushtimit të tij në rajon.

Gabriel Escobar, që më herët gjatë këtij muaji është emëruar Zëvendësndihmës Sekretar për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 17 shtator se Palmeri do të jetë njeriu kryesor i ShBA-së për këtë temë.

Escobari tha se reforma zgjedhore në Bosnje është një prej hapave të parë që duhet të adresohen, në mënyrë që Ballkani Perëndimor të bëhet “më funksional” si shtet.

“Jam shumë i lumtur që Matt (Palmer) do të vazhdojë të bëjë punën e tij sepse ai ka njohuri të jashtëzakonshme, ka kontakte të jashtëzakonshme dhe vizion të madh sesi zgjedhjet në Bosnje duhet të funksionojnë”, tha Escobar.

Ai shtoi se zgjedhjet duhet të jenë “më transparente, më të përgjegjshme ndaj vullnetit të njerëzve”.

Disa analistë rajonalë kanë qenë kritikë ndaj asaj që ata e kanë cilësuar si tërheqje të angazhimit të ShBA-së në rajon, posaçërisht në Bosnje, që prej fillimit të vitit 2000.

Escobari tha se emërimi i Palmerit si zyrtari kryesor për zgjedhjet në Bosnje është “një shenjë e rëndësishme” e përkushtimit amerikan ndaj këtij shteti.

Lexo po ashtu

Shqipëria me ambasadorë të rinj në Rusi dhe Serbi
RAJONI & BOTA

Shqipëria me ambasadorë të rinj në Rusi dhe Serbi

23 orë më parë
Përfitime të plota të kontributeve! Me 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës
RAJONI & BOTA

Përfitime të plota të kontributeve! Me 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës

1 ditë më parë
3 vjet burgim ndaj të pandehurit I.J., për veprat penale rrezikimi i trafikut me fatalitet dhe mosdhënia e ndihmës
RAJONI & BOTA

3 vjet burgim ndaj të pandehurit I.J., për veprat penale rrezikimi i trafikut me fatalitet dhe mosdhënia e ndihmës

1 ditë më parë
Rama të hënën pret liderët e Rajonit dhe komisionarin e BE-së për Zgjerimin, Kurti akoma nuk ka konfirmim
RAJONI & BOTA

Rama nuk tërhiqet: BE-ja duhet ta dënojë sulmin në Banjskë

1 ditë më parë
“Serbisë i treguam se kemi burra të fortë, politikanët të krihen si AlbinI”
RAJONI & BOTA

“Serbisë i treguam se kemi burra të fortë, politikanët të krihen si AlbinI”

1 ditë më parë
Shqipëri: Shkatërrohet grupi kriminal që kryenin vrasje me pagesë
RAJONI & BOTA

Shqipëri: Shkatërrohet grupi kriminal që kryenin vrasje me pagesë

2 ditë më parë
Komuna e Vitise
Lajme

Komuna e Vitisë prezanton disa projekte infrastrukturore

29 Shtator, 2023

Në komunën e Vitisë po vazhdojnë projektet për rregullimin e infrastrukturës rrugore. “Në vazhdën e projekteve per rregullimin infrastrukturës rrugore...

Read more
moti-me-diell-dhe-vranesira-1

Moti në fundjavë me diell dhe vranësira

29 Shtator, 2023
Ragip Zekolli

Si funksiononte Këshilli për Vetëmbrojtje në Suharekë, flet veprimtari Zekolli (VIDEO)

29 Shtator, 2023
Ragip Zekolli

Si ndodhi masakra e më shumë se 35 anëtarëve të familjes Berisha në Suharekë, tregon Zekolli (VIDEO)

29 Shtator, 2023
Vjosa Osmani

Osmani takoi Davenportin, folën për zhvillimet e fundit në veri të vendit

29 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.