Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

ShBA-ja do të pranojë edhe të paktën 50 mijë afganë të evakuuar

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
ShBA-ja do të pranojë edhe të paktën 50 mijë afganë të evakuuar
Share on FacebookShare on Twitter
Shtetet e Bashkuara do të pranojnë edhe të paktën 50,000 afganë si pjesë e përpjekjeve të këtij vendi për të ndihmuar bashkëpunëtorët e luftës amerikane në Afganistan, tha kreu i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara (DHS).

Në ShBA tashmë kanë arritur dhjetëra mijëra afganë të cilët e kanë kaluar kontrollin e sigurisë dhe janë vendosur në bazat ushtarake në të gjithë vendin.

Ata po marrin trajtim mjekësor, ndihmë në paraqitjen e aplikacioneve për migrim dhe shërbime të tjera që u garantojnë atyre qëndrim të përhershëm në ShBA.

Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, tha më 3 shtator se angazhimi i ShBA-së mbetet i qëndrueshëm dhe se ShBA-ja pret që të pranojë edhe 50,000 afganë mirëpo, sipas tij, nuk ka një kufi në numrin e atyre që mund të dërgohen në ShBA.

Është e paqartë se çfarë do të ndodhë me afganët që nuk e kalojnë kontrollin e sigurisë në vendet transit ku janë të vendosur përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Spanjën, Kuvajtin dhe Katarin.

DHS, Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe agjencitë e tjera federale do të punojnë “për të siguruar që afganët të cilët kalojnë verifikimin të vendosen në mënyrë të sigurt dhe efikase këtu në Shtetet e Bashkuara”, tha Karine Jean-Pierre, një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Më shumë se 120,000 njerëz u larguan nga aeroporti i Kabulit pasi talibanët morën kontrollin e vendit. Megjithëse transporti ajror përfundoi më 31 gusht me tërheqjen e trupave amerikane, zyrtarët talibanë kanë thënë se do të lejojnë të largohen njerëzit me dokumente udhëtimi të vlefshme.

Afganët që planifikojnë të rivendosen në Shtetet e Bashkuara kanë marrë ose janë në proces të marrjes së asaj që njihet si një Vizë Imigruese e Posaçme, e cila lëshohet për personat që kanë punuar për ushtrinë amerikane ose NATO-n si përkthyes ose në një kapacitet tjetër dhe për afganët që konsiderohen të kërcënuar nën regjimin taliban.

Lexo po ashtu

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini
RAJONI & BOTA

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

1 orë më parë
Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës
RAJONI & BOTA

Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

1 orë më parë
Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus
RAJONI & BOTA

Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus

1 orë më parë
Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro
RAJONI & BOTA

Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro

1 orë më parë
Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim
RAJONI & BOTA

Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim

4 orë më parë
Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum
RAJONI & BOTA

Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum

5 orë më parë
Lutfi Haziri
Lajme

Haziri: 2023-ta me marrëveshje të përkohshme dhe me krijim të Zajednicës plus

20 Mars, 2023

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se marrëveshja e Ohrit do t’i përngjajë marrëveshjes se Prespës...

Read more
Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

20 Mars, 2023
Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)

Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)

20 Mars, 2023
Me e pa nënshkrim, ujdia në Ohër obliguese (VIDEO)

Me e pa nënshkrim, ujdia në Ohër obliguese (VIDEO)

20 Mars, 2023
Flet Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog

Flet Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.