Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

SHBA i dhuron Kosovës 55 automjete ushtarake

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në Lajme
A A
SHBA i dhuron Kosovës 55 automjete ushtarake
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhuruan Kosovës 55 automjete ushtarake, të cilat do të ndihmojnë FSK-në që të forcojë kapacitetet për ruajtjen e garantimin e paqes.
Automjetet që Qeveria amerikane i ka dhuruar FSK-së janë të tipit ASV (Armored Security Vehicle).

Prodhimi i këtyre automjeteve ushtarake ka filluar në vitet e 90-ta dhe ato përdoren gjerësisht në ushtrinë amerikane. Pak kohë më parë Kosova kishte blerë 51 automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja.

Në vitin 2018 ishte nënshkruar kontrata ndërmjet kompanisë amerikane AM General dhe Qeverisë së Kosovës për pajisjen e FSK-së me 51 automjete të tipit Humvee.

Së fundmi, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për blerjen e katër dronëve për nevoja të FSK-së në vlerë rreth 11 milionë euro. Automjete ushtarake po ashtu janë blerë nga Turqia. Javë më parë, Kosova ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e 14 automjeteve ushtarake të blinduara nga shteti i Turqisë.

Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes patën deklaruar se blerja e automjeteve ushtarake për Forcën e Sigurisë së Kosovës është pjesë e procesit të tranzicionit të kësaj force në ushtri të ardhshme të Kosovës.

Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës ndryshoi mandatin e FSK-së dhe në bazë të ndryshimeve ligjore, parashihet që kjo forcë në një periudhë prej 10 vjetësh të ketë kapacitete të plota ushtarake.

Përgjegjësitë e reja të FSK-së kanë të bëjnë me ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, qytetarëve, pronave dhe interesave të Republikës së Kosovës, si dhe mbështetje ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare.

Lexo po ashtu

Lordi Stuart Peach viziton ambasadën e Kosovës në Londër (FOTO)
Lajme

Lordi Stuart Peach viziton ambasadën e Kosovës në Londër (FOTO)

6 minuta më parë
Sulmuesi në xhaminë e Pakistanit përdori uniformën e policisë si maskim, thotë zyrtari
Lajme

Sulmuesi në xhaminë e Pakistanit përdori uniformën e policisë si maskim, thotë zyrtari

28 minuta më parë
Apeli i Speciales zbut dënimet nga tre muaj ndaj Gucatit dhe Haradinajt
Lajme

Apeli i Speciales zbut dënimet nga tre muaj ndaj Gucatit dhe Haradinajt

38 minuta më parë
BE-ja për shpronësimet në Leposaviq: Duhet të ketë konsultim publik
Lajme

BE-ja për shpronësimet në Leposaviq: Duhet të ketë konsultim publik

48 minuta më parë
Haradinaj në Lutjet e Mëngjesit: Historia jonë është e lavdishme sikurse miqësia me Amerikën
Lajme

Haradinaj në Lutjet e Mëngjesit: Historia jonë është e lavdishme sikurse miqësia me Amerikën

1 orë më parë
Përfaqësuesit e opozitës i sulen Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë (VIDEO)
Lajme

Përfaqësuesit e opozitës i sulen Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë (VIDEO)

1 orë më parë
Seancë e tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë për “rastin McGonigal”
RAJONI & BOTA

Seancë e tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë për “rastin McGonigal”

2 Shkurt, 2023

Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në seancën parlamentare ku ishte parashikuar të zhvillohej interpelanca e thirrur nga Partia Demokratike...

Read more
Lordi Stuart Peach viziton ambasadën e Kosovës në Londër (FOTO)

Lordi Stuart Peach viziton ambasadën e Kosovës në Londër (FOTO)

2 Shkurt, 2023
Sulmuesi në xhaminë e Pakistanit përdori uniformën e policisë si maskim, thotë zyrtari

Sulmuesi në xhaminë e Pakistanit përdori uniformën e policisë si maskim, thotë zyrtari

2 Shkurt, 2023
Apeli i Speciales zbut dënimet nga tre muaj ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Apeli i Speciales zbut dënimet nga tre muaj ndaj Gucatit dhe Haradinajt

2 Shkurt, 2023
Bullgaria mban zgjedhjet e pesta në dy vjet

Bullgaria mban zgjedhjet e pesta në dy vjet

2 Shkurt, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.